Fatos Tarifa i hedh Berishës një vështrim retrospektiv; dhe i rezulton që …

“Prognozë retrospektive, Berisha në historinë e së shkuarës”, e ka titulluar një shkrim të vetin Fatos Tarifa. Dhe e ka publikuar jo në Mapo, siç ka bërë zakonisht kohët e fundit, por në të përditshmen Dita. Ai është ngacmuar nga gara mes eksponentëve të PD-së dhe opinionistëve të shumtë për ta futur Berishën qysh tani në histori, dhe thotë: “nuk dua të bëj gabimin kaq shpesh të përsëritur në historinë e kombit tonë për t’i dhënë ‘vendin e merituar’ apo për të parashikuar fatin historik të z. Berisha ende pa u krijuar distanca e nevojshme në kohë për të gjykuar me ftohtësi dhe me objektivitet për figurën dhe rolin e tij”. Por më poshtë, vihet të bëjë “një ushtrim intelektual, ose logjik, duke iu referuar së shkuarës”. Dhe “guxon të parashtrojë katër hipoteza lidhur me modelin e liderit politik që përfaqëson z. Berisha, të cilat, edhe pse nuk mund t’i provoj dot, i konsideroj të vlefshme nga një perspektivë logjiko-historike”:
1. Sikur z. Berisha të kish hyrë në historinë politike të shqiptarëve fill para, gjatë, ose pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, shembëlltyra politike e tij do të kish qenë Esad Pashë Toptani (jo Ismail Qemali apo Luigj Gurakuqi).
2. Sikur z. Berisha të kishte ardhur në pushtet në vitet 1920 ose 1930, ai, njëlloj si Ahmed Zogu, do të ishte vetëshpallur “mbret i shqiptarëve”. Dhe njëlloj si Toptani e Zogu, për të marrë pushtetin dhe për ta ruajtur atë, do t’u kishte falur shteteve fqinje më shumë se Shkodrën, Vermoshin, Shën Naumin dhe pjesë të hapësirës shqiptare në Detin Jon, dhe do të ishte sjelljë po njëlloj si ata ndaj kundërshtarëve të tij politikë, duke i asgjesuar ata.
3. Sikur z. Berisha të kishte ardhur në pushtet në vitet 1944-45, ai do të ishte bërë një diktator edhe më brutal se Enver Hoxha;
4. Sikur z. Berisha të kishte munguar në këto më shumë se dy dekada të tranzicionit postkomunist në Shqipëri, sot nuk do të gjendeshim në këtë pikë ku jemi, por Shqipëria do të kishte bërë një progres shumë më të madh. Politika e z. Berisha, siç kam shkruar edhe 7 vjet më parë, i ngjante më shumë autoritarizmit të Hugo Chavez-it (edhe pse pa naftën e tij), sesa ishte një politikë demokratike e largpamëse, si ajo që i ka bërë shumë vende të Europës Lindore postkomuniste pjesë të Bashkimit Europian.
Shkrimin e plotë mund ta gjeni në linkun http://gazetadita.al/prognoze-retrospektive-berisha-ne-historine-e-se-shkuares/
Re.Pu.
Comments
Guxim i madh duhet te besh

Guxim i madh duhet te besh pohime te tilla hipotetike, duhet te kesh kryer nje kurs te plote ne fushen e llogjeshitjes, dhe nje master shkencor ne kafenete e bllokut per te qene ne gjendje te nxjerresh konkluzione te tilla kaq te padyshimta...

Tarifa ka doktorature ne

Tarifa ka doktorature ne Sociologji nga nje universitet jo i keq amerikan ne fakt, ti vete cfare ke ?

Kam aq sa per te kuptuar qe

Kam aq sa per te kuptuar qe kuturisje te tilla imagjinare, pa pasur kurrfare kriteri gjykimi, perveç anshmerive te qendrimeve personale, jane teper te guximshme per te qene te besueshme. Keta hamendesime jane interesante ne fakt, se e bejne shtyrjen e kafes se pasdites nje idil pranveror, por prapeseprape, ngelen ne nivelin e llogjeve te bllokut. Nuk duhet shume shkolle per ta kuptuar kete. Nuk duhet shume shkolle, as per te analizuar keshtu siç analizon Tarifa. Mund t'ia kishte kursyer vetes ate doktoraturen ne Amerike, duke mos humbur asgje nga cilesia e shkrimit te tij.

4. Sikur z. Berisha të kishte

4. Sikur z. Berisha të kishte munguar në këto më shumë se dy dekada të tranzicionit postkomunist në Shqipëri, sot nuk do të gjendeshim në këtë pikë ku jemi, por Shqipëria do të kishte bërë një progres shumë më të madh.

Kete pyetje e kam shtruar keto dite ne shume komente: Sikur te mos ishte Berisha ne krye te shtetit shqiptar me 1996, kur lejoi dhe mburri skemat piramidale, te cilat sollen djegien e Shqiperise dhe vrasjen e mijra njerezve, a e imagjinojme dot se si do te ishte Shqiperia sot...?? Prandaj dhe analiza e z. Tarifa eshte shume e sakte.Berisha do te hyje ne histori, por si Hamza Kastrioti, si Ballaban Pasha, Esat Toptani, Ahmet Zogu, Xhaferr Ypi, Hamit Matjani, Xhevdet Mustafa... Ama jo si Enver Hoxha. Ky mund te ishte feudal e diktator, por kurren e kurres tradhetar. Tash 23 vjet, me gjithe germimet ne arkiva, ku nihilistet shkruajten cfare nuk shkruajten, por nje dokument, per nje dyshim me te vogel per shitje te nje interesi me te vogel te ceshtjes kombetare nuk munden ta gjejne. Pra Enver Hoxha eshte vite drite shume me lart se Sali Berisha...

Ky Tarifa eshte specie e

Ky Tarifa eshte specie e papershkueshme nga arsyeja dhe inteligjenca. Se si ehste bere prof dhe dr me tituj ky rob kaq i dyste nga truri, nuk dihet

Add new comment