Surroi: Pushteti i Berishës ishte familjar, dhe “ka përdorur dhunë deri në vrasje”

Në një shkrim të tijin të publikuar disa ditë para votimit, Veton Surroi fliste për një atmosferë ndryshimi që vihej re në Shqipëri, dhe përkufizonte me terma jo simpatikë sundimin e Berishës. Sot ai ka shkruar një artikull tjetër, të publikuar në Shqip, ku tenton të bëjë leximin e asaj që ka ndodhur më 23 qershor, dhe të nxjerrë disa mësime për fituesit.
Dhe bën do nënvizime të tjera lidhur me Berishën, e me tetëvjeçarin e tij në pushtet. “Në jetën politike, pushteti i Kryeministrit në largim u përpoq, me sukses, që të vërë kontrollin (personal) mbi segmente të rëndësishme të sundimit të ligjit, të tëhollojë deri në padukje ndarjen e pushteteve dhe të përdorë, pa hezitim, dhunë deri në vrasje, ndaj atyre që i konsideronte si rrezik për të”, thotë ai fillimisht. Është hera e dytë që ai e bën këtë kualifikim të asaj që ndodhi më 21 janar 2011 në bulevardin kryesor të Tiranës. Pak më poshtë, ai i kthehet së njëjtës ngjarje, dhe saktëson se “aty ku janë ngushtuar liritë politike, përfshirë edhe vrasjet e 21 janarit, tash do të kërkohet që dënimi moral i votës të përcillet me proces tjetër dënimi”.
Ka dhe një nënvizim të dytë të fortë, me anë të të cilit Surroi kërkon të shpjegojë votën kundër Berishës në këto zgjedhje: “të rinj[të shqiptarë] nuk mund të pranonin formën e një pushteti që po mbyllej gjithnjë e më shumë brenda vetes, madje deri në kufijtë e ngushtë familjarë”.
Shkrimi i plotë gjendet në linkun http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/07/02/si-ta-lexosh-shqiperine-e-heshtur/
Re.Pu.
Add new comment