Rivjen pranvera e dytë në sheshin Tahrir kundër presidentit uzurpator Mursi

Postuar në 30 Qershor, 2013 13:58

Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në Kajro sot gjatë ditës në një nga protestat më intensive që nga ditët e Pranverës Arabe kundër Mubarakut. Pallati presidencial është blinduar, njofton La Repubblica. Presidenti Morsi ka thënë për Guardian: "Unë nuk kam në plan të iki". Në jug të vendit numërohet një i vdekur dhe shtatë të plagosur, në përleshjet ndërmjet përkrahësve të Morsit e kundërshtarëve të tij ndërsa njoftohen se janë mbledhur 22 milion nënshkrime kundër presidentit uzurpator.

Nëse islamisti Mursi në krahasim rajonal duhet vlerësuar si "i moderuar" apo "radikal", kjo mbetet të shihet. Ai nuk luan me letra të hapura. E qartë është megjithatë se Mursi e ka të vështirë të menaxhojë postin e kryetarit të shtetit. Në fjalimin e tij të fundit të mërkurën në mbrëmje (26.6.2013) ai i cilësoi kundërshtarët e tij si reaksionarë dhe armiq të Egjiptit. Pasojat do të ishin katastrofale, nëse tek egjiptianët me orientim demokratik, do të forcohej tani përshtypja se Perëndimi po i lë në baltë sot, ashtu si dikur nën regjimin e Mubarakut, komenton Dojçe Vele.

Ne.Su.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Popujt arab e shohin se me islamizem teokratik nuk mund te kete as Liri, as te drejta te Njeriut, gjana qe i shohin ne te gjitha mjetet e komunikimit masiv.

Pose kesaj islamizmi teokratik nuk asht as konkorrencial ekonomikisht dhe i len popujt ne injorance dhe fukarallek. Keto jane arsyet qe keto popuj te zgjuem nga gjumi shumeshekullor do te vazhdojne protestat e tyne. Nderkaq sheiket grumbullojne petroldollar dhe prendimi do te marrin naften. Popujt arab do te mbesin ne fukarallek (tue respektue dhe tue zbatue sheriatin).

Submitted by Sandri (not verified) on

o Paul gjermani, si shume interesohesh per hallet e muslimaneve. Pse nuk shikon cik demokracine dhe skandalet e vatikanit tend? Je i bere i peshire duke shkruajtur aman te keq ik e mbyllu ne vatikan dhe zhvillohu cike nga trute se ke rrjedh fare...

p.s: Lexoje cik biblet cfare thote per rrespketin e tjetrit. Gjithashtu ndiqi cik fjalimet e pape Franceskut ne lidhjet me besimet e tjera se te bejne mire per te hapur cik horizotin tend te erresisre qe te ka kapluar...

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Artikulli flet per presidentin uzurpator Mursi dhe per kete komentoj un.

Komento edhe ti "Sandri" per uzurpatorin Mursi (te partise famkeqe kriminale islamike te Vllezerve Musliman), qe shtype lirite e muslimanve egjiptian dhe vret liridashesit arab/musliman.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.