Pëllumb Kulla: “Sali Berisha një anëtar i thjeshtë? E papërfytyrueshme”

Postuar në 30 Qershor, 2013 14:30

Shkrimi i parë i Pëllumb Kullës pas zgjedhjeve është me titull “Një anëtar i thjeshtë u ngrit e foli”. Është një shkrim, që sillet vërdallë dorëheqjes së Sali Berishës, që tani, sipas vendimit ai vetë që ka marrë, është anëtar i thjeshtë i PD-së. Kullës i ka bërë përshtypje fjala që Berisha mbajti pas zgjedhjeve. Për më shumë se një arsye. Së pari, i ka bërë përshtypje që “ai pranoi formalisht rezultatin e votës së sovranit”.

Po më tej? Më tej, “gjithçka tjetër të linte një përshtypje të keqe… Fushatën që i solli fundin e quajti fushatën më të bukur të jetës së tij! A mund t’i besohet? Se po u besua kjo atëhere unë për vete nuk do të habitesha psh po të dëgjoja një tjetër të thosh: “atë ditë që m’u dogj shtëpia, u mundova ta shuaj zjarrin po nuk ia dola dot. Sidoqoftë ka qenë një nga zjarret më të bukur që kam parë gjatë jetës sime!”

Kulla ndalet dhe “anëtari i thjeshtë i PD-së, Sali Berisha”. Dhe thotë: “Unë nuk arrij dot ta përfytyroj të ulur në fund të sallës. E përfytyroj, por ama me tërë të pranishmit në sallë që sapo e shohin të ulet, do të kthejnë karriget ballë njeriut në rreshtin e fundit dhe do t’i vërtitin kurrizët presidiumit.” Ky është një argument fantastik për një autor satire: “Po a gjendet në botë ndonjë anëtar i thjeshtë të vijë në një mbledhje lokale të partisë, i shoqëruar nga dhjetra badigardë me kufje dhe spiralet e telave, që u zbresin nga veshët? A thua të jetë parë mbi kët planet një anëtar partie i veshur me antiplumb?”

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në linkun: http://gazetadita.al/nje-anetar-i-thjeshte-u-ngrit-e-foli/

 

Re.Pu.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>E pra jeta vazhdon.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.