Berisha pranoi humbjen? Diplomatët marrin frymë të lehtësuar

Ka qenë deklarata e ambasadores gjermane, Carola Müller-Holtkemper, që na lë të kuptojmë që edhe diplomatët kanë përjetuar stresin se Berisha mund të mos pranonte humbjen.
“Ishte një lehtësim i madh, pasi tensioni kishte nisur të rritej. Ai doli për të deklaruar humbjen e tij dhe fitoren e opozitës mbrëmjen e së mërkurës. Por që të hëhën ishte mëse e qartë se kampi i majtë mund të fitonte dhe situata mori doza tensioni, pasi të gjithë pyesnin se çfarë do të ndodhte më pas. Nga eksperienca e së shkuarës shqiptarët ishin të shqetësuar. Veprimi i zotit Berisha i dha sigurinë e fundit gjithësecilit, se Shqipëria mund të sillet si një shtet normal evropian”, tha Carola Müller-Holtkemper për Top Channel.
Ky lehtësim, ndjehet edhe te komentet dashamirëse ndaj Rilindjes, kur thotë se “Tani është natyrshëm koha për të qenë euforik, gjë të cilën unë e kuptoj pasi është e merituar. E ardhmja nuk do të jetë e lehtë, por këshilla ime për është: qëndrojini besnik programeve tuaja, qëndrojini besnik Rilindjes dhe kthejeni në realitet”.
k.c.
Add new comment