Afrim Krasniqi demokratëve: Humbët për fajin tuaj, jo të qytetarëve!

Opinionisti Afrim Krasniqi, i ngacmuar me sa duket nga një ide që po zë vend gjithnjë e më shumë në retorikën e eksponentëve të PD-së se “faji nuk është i tyre, por i shqiptarëve që nuk votuan Berishën”, ka shkruar një shkrim, në të cilin mbron të kundërtën. “Bilanci është kaq i thjeshtë: nuk e kanë fajin qytetarët kur humbin me votë pushtetarët arrogantë”, thotë ai. Dhe pastaj shpjegon idenë e vet:
“Nuk e kanë fajin qytetarët që ‘nuk kuptuan reformat’ e qeverisë! Nuk e kanë fajin qytetarët ‘mosmirënjohës’ që nuk kuptuan rëndësinë e përfitimet nga tuneli e rrugët! Nuk e kanë fajin qytetarët ‘që u blenë’ me paratë publike të marra nga LSI-ja. Nuk e kanë fajin qytetarët “pasivë” që PD-së i mbeti jashtë listës politikani i vetëm i burgosur antikomunist, Visar Zhiti dhe në vend të tij do jetë me mandatin e saj kryetari i fundit i parlamentit me shumicë komuniste Kastriot Islami. Nuk e kanë fajin demokratët e thjeshtë që ministra, deputetë e zyrtarë të lartë si G.R, L.Xh, A.I, kanë 20 vjet në pushtet, majtas e djathtas.”
Shkrimin e plotë mund ta ndiqni në linkun http://www.gazetatema.net/web/2013/06/28/nuk-e-kane-fajin-qytetaret/
P.S. Inicialet G.R. janë të Genc Rulit, L.XH. të Lefter Xhuvelit, A.I. të Arben Imamit.
Re.Pu.
Comments
Aman po pse nuk ka me shume
<p>Aman po pse nuk ka me shume demokrate si puna juaj mor Zoti Afrim?Po degjojme budallalliqe qe thone : shqiptaret jane toca apo cfare populli jemi kur nuk vleresojme qe na ndertuan tunelin.Valle kete tunel na e paguan me rrogat e tyre apo me taksat tona?Bene thjesht " detyren " me saktesisht nje detyre sakate.Duhet tu vij thjesht turp nga vetja!!!</p><p> </p>
Nje pohim i trashe bere
<p> </p><p>Nje pohim i trashe bere duke marre pamjen e nje aparatçiku moldav. as qe kam degjuar njeri te thote se humbem pper faj te qytetarve. Nuk eshte ne kulturen e te tille njerezve te heshtin kur nuk kane gje per te thene!</p>
Add new comment