Shpërthim lëvdatash për Berishën. “Ne të duam, Ti je lideri ynë”, i thotë Flamur Noka

Postuar në 28 Qershor, 2013 14:36

Ka filluar gara për kreun e ri të PD-së, dhe të gjithë eksponentët e kësaj partie janë vënë në garë kush e kush të lavdërojë më shumë Sali Berishën. Disa edhe duke refuzuar kandidimin. Fjala vjen, Ridvan Bode thotë: “Unë kam 16 vjet që jam sekretar i përgjthshëm i PD-së, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të kryetarit Sali Berisha. Ka qenë një kënaqësi dhe një fat i madh për mua që kam bashkëpunuar me të në ditë të vështira dhe ditë të mira.”

Topalli nuk lë rast pa nënvizuar madhështinë e Berishës. Pas humbjes shkruajti diçka në facebook, ndërsa sot, pasi përgënjeshtroi idenë se ajo është kandidate, u shpreh: “Kam qenë me fat dhe fatlume që kam bashkëpunuar me Sali Berishën, i cili është arkitekti i Shqipërisë moderne, lideri historik i Shqipërisë demokratike dhe kjo është gjëja që më bën krenare dhe të qëndroj me kokën lart.”

Ndërsa Flamur Noka, fllimisht thotë se “iu është mirënjohës atyre zgjedhësve, banorëve të mrekullueshëm të qarkut të Kukësit që kanë mbështetur alternativën e Sali Berishes dhe më kanë dhënë besim”, e pastaj e mban frymën te kompjuteri, ku shkruan për Berishën në facebook gjëra si më poshtë:

Lider që solli demokracinë në vend.

Lider që ngriti flamurin tonë përkrah vendeve të tjera të NATO-s.

Lider që bashkoi popullin shqiptar nëpërmjet RRUGËS SË KOMBIT.

Libër që bashkoi shumë e shumë familje shqiptare me LIBERALIZIMIN E VIZAVE.

Lider që ngriti ndjeshëm turizmin shqiptar.

Lider që bashkoi Elbasanin me Tiranën.

Lider QË U TRADHTUA NGA TË MIRAT QË I BËRI KËTIJ POPULLI.

Lider që kurrë nuk do të harrohet.

Lider si Ty nuk vjen me Sali Berisha

Ne ty të duam. Ti je lideri ynë.”

P.S. Gërmat kapitale janë të autorit.

Re.Pu.

Comments

Submitted by skelari migrues (not verified) on

Keni harruar nje varg qe thote se kemi patur uje e drita, edhe kur nuk paguanim per to...

Submitted by Perroi mendor (not verified) on

ahahahahahaa kta jane marru nga trute hahahahaha Prej Elbasani me helikopter shkojshe me pare ne Tirane, qe e lidhen keta me rruge tokesore ?? hahahahahaha

Plasi pucrra doli qelbi n`siperfaqe :p

Submitted by Flamur Noka for... (not verified) on

Sa vjec eshte ky Flamuri dhe nje here? E meriton cmimin e pare per poezine me te mire ndermjet 6 vjecareve. Ejjjjjjj mjere ne thuaj, ne dore te kujt jemi...

Submitted by Anonim (not verified) on

Sme mbetet t´i them gje tjeter Nulit pervecse " Je shume gomar, per ate Zot! "

Submitted by matteo (not verified) on

Shih c'model ministri/politikani kemi. Vasal i beut qe e ben qehaja'! Skenderbe dhe Ballaban pasha, ky eshte lideri i Nulit. Ai lider qe levdon Vasuali,  qendron me prapa udheheqesit komunist, qe e leshoi postin me paqe, ndersa ky i Nulit e beri vendin ploje per te mos e lene postin. Ai do te rreshtohet perkrah Stalinit pas vdekjes. Se nuk do te kete mule konjare qe t'ia ndryshojne vendin. Populli dhe Historia do te vendosin me qetesi per te, per mundimet dhe vuajtjet shkaktuar nga mendesia dhe politika e mbrapshte e tij, qe e la vendin e vogel plot resurse natyrore ne bisht te kontinentit.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.