Fule: Anëtarësimi i Kroacisë në BE, frymëzim për shqiptarët, veçanërisht tani pas zgjedhjeve të 23 qershorit

Komisioneri evropian për zgjerim Stefan Fule ka porositur vendet e Ballkanit Perëndimore se pranimi i Kroacisë më 1 korrik si shtet anëtar i Bashkimit Evropian, dëshmon që BE-ja respekton zotimet e veta. Sipas tij, pranimi i Kroacisë rikonfirmon që perspektiva e integrimit evropian mbetet e hapur për të gjitha vendet në këtë rajon, të cilat tregojnë gatishmëri politike të nevojshme për implementimin e reformave ekonomike dhe politike dhe të cilat dëshmojnë respektin e tyre për vlera evropiane, si: sundimi i ligjit, parimet demokratike dhe të drejtat e njeriut.
Komisionari evropian për zgjerim ka nënvizuar edhe se mundësitë janë, e njëjta perspektivë është tani e hapur për tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor, aq më tepër për Shqipërinë, pas zgjedhjeve të 23 qershorit.
Zh.
Add new comment