Motivimet tepër “artistike” të k/ministrit të ri: Bëj politikë për t’i dhënë munxët vdekjes; e për të bërë histori

Postuar në 27 Qershor, 2013 11:23

Me të futur në xhep fitoren, e pa u mbyllur ende numërimi i votave, Edi Rama ka dhënë një intervistë për ‘le Courrier des Balkans’, një portal në gjuhën frënge për Ballkanin. Ata që dinë frëngjisht, intervistën mund ta lexojnë në linkun http://balkans.courriers.info/article22786.html. Por të bie në sy përgjigja e fundit, që jep njeriu që tanimë ish i bindur se kish arritur atë që kish dashur e kërkuar:

“… Unë nuk u bëra Edi Rama nëpërmjet politikës. Unë isha Edi Rama qysh përpara. Nëqoftëse qëndroj, është për të bërë diçka. Unë kam një problem me vdekjen. Vjen nga fakti që jam një artist. Kam një problem me vdekjen dhe me historinë. Dua të lë një emër në këtë botë. Nuk më bëhet vonë për të tjerat. Bëj politikë për të luftuar idenë e vdekjes”.

 

Re.Pu.

Comments

Submitted by keno kotorri (not verified) on

<p>&nbsp; dmth. edhe ky si Fatos Nano pret ti vij Historia prapa. ne dore te sigurt paskemi rene , nga shiu ne bresher</p>

Submitted by bbb (not verified) on

<p>Tek kjo fotoja e shkrimit Rama i ngjan shume shokut Ramiz kur a ka qene i ri...</p>

Submitted by Albi (not verified) on

<p>Edhe Berisha kete donte deri diku, &quot;te linte emer ne histori&quot;. U trembem ketyre deklaratave sepse ashtu si Berisha mund te kishte ikur ne 93, 97, 2001 po refuzoi duke krijuar nje mini-diktator te ri, shoh te njejtat tendenca te Rama per te refuzuar te pranoj humbjen.&nbsp;</p><p>Ne fakt nga tre te medhenjte e sotshem, perfshi Meten, Rama eshte i vetmi tani qe ka refuzuar te pranoj humbje apo te jap doreheqje. Nga Bashkia refuzoi te largohej edhe kur mandati i trete ishte i tepert, e jo me i katerti. PS-ne nuk e la edhe kur humbi ne 2009 (fiks e njejta perqindje votash si ne 2013).&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.