David A. Andelman, ish-kryeredaktor i Forbes: Pse jo, lufta kundër korrupsionit mund të fillojë nga semafori!

Postuar në 27 Qershor, 2013 09:49

Në një shkrim për zgjedhjet në Shqipëri, David A. Andelman, ish-kryeredaktor i Frobes, thotë se, këto mund të jenë zgjedhjet e para të pastra që pas rënies së komunizmit. Pasi bën krahasimin mes propozimit të Ramës për taksën progresive dhe taksën e sheshtë të Berishës, Adelman thotë se, nëse Shqipëria hyn në BE, do të jetë vendi më i fragmentuar politikisht në kontinent duke thënë se, “aty ku ka tre shqiptare, ke pesë mendime.”

Andelman jep detaje nga jeta e çuditshme shqiptare, kur ai ka qenë këtu bashkë me të shoqen. “Morëm një makinë me qira dhe u nisëm drejt Krujës, shkruan ai. Në një semafor, patëm shijen e parë të Shqipërisë së vërtetë. Sinjali u bë jeshil dhe u nisa, por papritur një Mercedez me xhama plotësisht të zi kaloi me të kuq. Frenova duke shmangur një aksident për pak centimetra. Pak më tutje ndodheshin dy police, por asgjë nuk ndodhi. Kjo ishte hera e parë. Teksa po kaloja rrugën me sinjal jeshil, par metra larg zyrës së Kryeministrit, një BMË e madhe kaloi vetëm pak centimetra larsh nesh pa pyetur për semafor. Këtë herë ishin pesë policë dhe dy makina të Policësë Rrugore. Asnjëra nuk luajti vendit. Kur përplasa duart dhe bërtita, dy prej tyre filluan të qeshnin.

Një ditë më pas, kalova një orë me Kryeministrin Sali Berisha, ku e pyeta nëse ishte i sigurt për të zhdukur korrupsionin. “Absolutisht”, u përgjigj solemnisht. Atëherës pse nuk e nisni me një hap të vogël, të ndaloni pandëshkueshmërinë e kalimin me të kuq? “Oh, makina ime nuk kalon me të kuqe”.

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.