Protesta të dhunshme në Kosovë, arrestohen 30 demonstrues, lëndohen 3 policë

Postuar në 27 Qershor, 2013 06:23

Siç kemi bërë të ditur, Lëvizja Vetësvendosja ka nisur një protestë të fuqishme dhe që nga ora në orë po merr përmasa të mëdha në rrugët e Prishinës për të kundërshtuar mbledhjen e Kuvendit të Kosovës për të parën marrëveshje ndërkombëtare me Sërbinë.

Sipas lajmeve që vinë nga “Kosova Sot”, Policia e Kosovës ka njoftuar se që nga ora 09:00 deri në këto momente ka arrestuar rreth 30 aktivistë të Lëvizjes "Vetëvendosje". "Si pasojë e pengesave të krijuara nga ana e protestuesve ndaj disa deputetëve, dhe veprimeve të dhunshme ndaj zyrtarëve policorë, duke hedhur mjete të ndryshme me ngjyrë ndaj zyrtarëve policorë dhe si pasojë e tentimit të dëmtimit të rrethojave me qëllim të futjes në objektin e Parlamentit të Kosovës, njësitet policore janë detyruar të reagojnë për t’u mundësuar hyrjen deputetëve në Parlamentin e Kosovës. Gjatë intervenimit policor deri tani janë shoqëruar për në stacionet policore 30 protestues dhe si pasojë e veprimeve të dhunshme nga ana e protestuesve janë lënduar tre 3 zyrtarë policorë.

Zh.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Pse &quot;Vetevendosja&quot; nuk bani asgja per ta çlirue Kosoven nga Serbia?&nbsp;</p><p>Per çlirimin e Kosoves nga Serbia mendoi NATO dhe vazhdon te mendoje NATO ne kordinim me Bashkimin Europian.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.