Kryeministri Berisha në mbledhjen e parë të qeverisë pas zgjedhjeve…në disa çaste u duk sikur nuk ka ndodhur gjë

Fillimisht ai komentoi çështjen e gazsjellësit TransAdriatik dhe më pas bëri një thirrje për administratën. Berisha tha se gazsjellësi TAP është një fitore e madhe për Shqipërinë. “Përfaqësuesit e Azerbajxhanit njoftuan zyrtarisht për përzgjedhjen e TAP-it dhe vlerësuan kontributin e Shqipërisë në këtë proces. I shpreha mirënjohjen më të thellë qeverisë së Azerbajxhanit dhe konsorciumit Shah Deniz për përzgjedhjen e TAP-it. Ky është një zhvillim me rëndësi strategjike për Shqipërinë, pasi në vitin 2019 sjell gaz në Shqipëri dhe vendi ynë zgjidh në mënyrë përfundimtare dhe të plotë problemin e energjisë. Kjo përbën arritjen më të madhe të Shqipërisë pas anëtarësimit në NATO në fushën strategjike,” tha Berisha, duke shtuar se ka paraqitur kërkesën që në këtë projekt të përfshihet edhe Kosova.
Më pas Berisha apeloi administratën, për të cilën rezervoi edhe falënderime, që të punojë me përkushtim deri në ardhjen e qeverisë së re.
Jeni shumë të lutur që këtë mesazh që kam për punonjësit e administratës, t’ua përcillni direkt në takime,” tha Berisha.
Zh.
Comments
Ka bere kerkese qe ne kete

Ka bere kerkese qe ne kete projekt te perfshihet edhe Kosova. Po per Shqiperine, perse nuk ka bere kerkese. Pasi deri me sot nuk ka asnje marreveshje per furnizimin me gaz te Shqiprise nga gazsjellesi TAP. Ka nje marreveshje vetem per lejimin e tranzitit, dmth, kalimit te tubacionit.

" ... duke shtuar se ka

" ... duke shtuar se ka paraqitur kërkesën që në këtë projekt të përfshihet edhe Kosova."

Mban era mashtrim nga Berisha. Si do te perfshihet Kosova? Studimi i fizibilitetit te gjurmes se gazsjellesit ka kohe qe ka mbaruar. Kontratat jane nenshkruar me kohe. Nuk ndryshojne projekte qe kushtojne dhjetra miliona euro ne sekonden e fundit pa studime paraprake se do kryeministri ne ikje apo edhe ai ne ardhje i kujto shteti qofte.

Tung,

Blendi

Add new comment