Mediat greke: Gazsjellësi TAP, më pranë se çdo herë tjetër

Mediat greke duke iu referuar një deklarate të kryeministrit Samaras kanë bërë me dije se do të jetë gazjellësi TAP ai që do të bëjë transportin e gazit në Evropë.
Gazsjellësi Trans-Adriatik “TAP” është përzgjedhur nga konsorciumi “Shah Deniz, i cili zotëron fushat gazmbajtëse të Azerbajxhanit. Gazeta greke “Kathemirini” shkruan se konsorciumi “Shah Deniz” ka vendosur të përzgjedhë si projektin më të mirë i cili do të çojë në Europë gazin natyror të Azerbajxhanit. Sipas kësaj gazete, aksioneri më i madh i konsorciumit “Shah Deniz” ka bërë me dije këtë vendim kryeministrin grek, Andonis Samaras në takimin që ka patur me të mesditën e së mërkurës në Athinë. Greqia, Shqipëria dhe Italia mbështetën këtë projekt që në fillimet e tij.
Në garën për transportin e gazit në Europë ishin 3 projekte, TAP, Nabuko dhe South Stream. Dy të fundit shmangnin Shqipërinë dhe Italinë.
Zh.
Comments
Do te ishte nje
<p>Do te ishte nje mrekulli...nje dhurate shume e bukur per vendin tone, i cili per here te pare mund te jete nje faktor i rendesishem ekonomik ne rajon..Le te shpresojme..</p>
Cfare eshte ky TAP-i a mund
<p>Cfare eshte ky TAP-i a mund ta shpjegoni pak per nje lexues qe informacionin e merr vetem nga faqja juaj dhe e Top Zerit te Popullit se deri dje as nuk e zinit ne goje a thua se eshte nje projekt qe bie nga qielli dhe jo nje projekt per te cilin ka vite qe lobohet dhe ne perzgjedhjen e te cilit ka meriten e vet modeste dhe qeveria humbese. Sot vihet si lajm i pare nderkohe qe deri dje i vetmi qe fliste ishte TV Klan. A mund ti jepni fund njehere e mire ketij prostitucionit tuaj mediatik e cila eshte menyra me e pandershme e te ushtruarit te profesionit me antik ne bote.</p>
nuk beni mire qe censuroni
<p>nuk beni mire qe censuroni komentet</p>
Add new comment