Pas një dite të tensionuar në Prishtinë, hapet drita jeshile nga Brukseli për çeljen e negociatave të MSA-së për Kosovën

Siç bën të ditur “Koha ditore” e Kosovës, në Bruksel vazhdoi edhe sot Samiti i Liderëve të Bashkimit Evropian, ku u formalizua nisja e negociatave për anëtarësimin e Serbinë në BE, por gjithashtu u konfirmua hapja e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me BE-në.
Ndërkohë, samiti i liderëve të Bashkimit Evropian është mbajtur edhe dje, ku kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se mbledhja e parë BE-Serbi, në lidhje me negociatat e anëtarësimit të kësaj të fundit në bllokun evropian, mund të mbahet në janar të vitit 2014, vetëm nëse në dhjetor ka verifikime të sakta për zbatimin e plotë të marrëveshjes me Kosovën.
Presidenti i Këshillit të Evropës, Herman Van Rompuy ka njoftuar se të hënën më 1 korrik do të vizitojë Prishtinën. Rompuy ka deklaruar se “të hënën do të vizitoj Prishtinën e Beogradin pasi të festoj në Kroaci të dielën, bashkë me anëtarët tjerë të Këshillit të Evropës dhe me qytetarë të Kroacisë, hyrjen e këtij vendi në BE”.
Komsiari për Zjgeirm Stefan Fuele, përsmes Twiter –it ka përshëndetur autorizmin e fillimit të engociatave për MSA me Kosovën. “ Pas vendimit të KE, uroj Serbinë e Kosovë. Po i gëzohem fillmit të negociatave”, ka shkruar ai.
Zh.
Add new comment