Kofi Annan në librin e tij të ri “Një jetë në luftë dhe paqe”: Si shpëtoi Kosova nga shfarosja, detaje diplomatike

Postuar në 28 Qershor, 2013 08:33

Siç bën të ditur “Koha Ditore” në një shkrim të gjatë të Enver Robellit, në kujtimet e tij të sapobotuara ish-sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, zbulon në librin e tij me titull “Një jetë në luftë dhe paqe”,  detaje mbi betejën diplomatike që u zhvillua gjatë konfliktit të përgjakshëm në Kosovë në vitet 1998-99.

Pasi flet për figurën interesante të ish kreut të diplomacisë botërore, autori ndalet në atë që Anan ka shkruar për Kosovën, sipas të cilit, të gjitha rastësitë kanë qenë në favor të saj: Në prag të intervenimit të NATO-s kundër Serbisë në Londër qeveriste Tony Blair, një politikan energjik dhe i gatshëm për t’i mbrojtur të drejtat e njeriut. Në Berlin ministër i Jashtëm ishte Joschka Fischer, i cili karrierën e tij politike e kishte filluar, mes tjerash, edhe si aktivist në mbështetje të popujve të shtypur. Në Washington presidenti Bill Clinton ishte i rrethuar me një grup bashkëpunëtorësh të prirë nga ish-ambasadorja amerikane në OKB dhe ministrja e Jashtme, Madeleine Albright, e cila duke qenë e lindur në Pragë në një familje hebraike ishte gjithsesi e sensibilizuar me temën e krimeve të luftës.

Në kujtimet e tij Annan shkruan se intervenimi në Kosovë nuk do të kishte ndodhur aq shpejt sikur politikanët perëndimorë të mos kishin pasur parasysh krimet e mëdha në Bosnjë të shkaktuara kryesisht nga trupat serbe.

Më tepër: http://www.kohaditore.com/?page=1,9,150479

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.