Selami Xhepa: PD-në e çoi në opozitë hipokrizia e trumbetimit të “bollëkut”, në kohën e një fukarallëku ekstrem

Disa nga eksponentët e PD-së kanë filluar të ftillohen pas goditjes fatale që muarën në zgjedhjet e 23 qershorit. Kështu psh, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Selami Xhepa, në analizën që bën në një intervistë për gazetën “Panorama”, ku rendit disa faktorë që çuan PD-në në opozitë, si niveli i lartë i korrupsionit, treguesit e këqij ekonomikë, mosndryshimi për një kohë të gjatë i kabinetit qeveritar dhe veçanërisht një qeverisje arrogante.
“Humbja e thellë dhe ndëshkuese që mori PD-ja në zgjedhjet e 23 qershorit është një mesazh që vjen nga qytetarët për mënyrën e qeverisjes, veçanërisht të katër viteve të fundit, një mesazh që duhet lexuar dhe reflektuar me vëmendje dhe me gjakftohtësi. Mendoj se qytetarët kanë një kulturë politike pretenduese, kanë nevojë për një model qeverisjeje të pastër dhe reaguese ndaj paaftësisë apo korrupsionit, për një qeveri që nuk e dominon jetën e qytetarëve, por dominohet prej tyre, për zyrtarë qeveritarë të përunjur e dëgjues, dhe jo arrogantë e inatçorë, qytetarët nuk e përcjellin dot hipokrizinë e trumbetimit të “bollëkut” në kohën e fukarallëkut. Shkurt, qytetarët mund të qeverisen me moral, dhe jo me statistika”, ka thënë ndër të tjera Xhepa.
Zh.
Për më tepër lexoni në linkun: http://www.panorama.com.al/2013/06/28/xhepa-humbem-prej-qeveritareve-arrogante/
Add new comment