Shënim: Fati “i kollovarëve” në PD? Vështirë të ngjisin, sidomos pas ikjes së Saliut

Një nga shkaqet e humbjes së thellë të PD është edhe futja në listë të tre deputetëve të PS-së, Islami, Dogjani dhe Kadelli, të cilët shpëtuan Berishën në krizën që i krijoi largimi i Ilir Metës nga qeveria.
Duket se Kastriot Islami dhe Gjovalin Kadelli, që tani po quhen kollovarë nga autoktonët e PD-së, e kanë garantuar tanimë mandatin e deputetit në listat e Partisë Demokratike. I pari ishte i 11-ti në listën e demokratëve në Tiranë, ndërsa i dyti ishte i sigurt në Qarkun e Lezhës. Ajo çka tanimë përbën interesin më të madh është qëndrimi i mëtejshëm i këtyre dy deputetëve me të majtën në pushtet dhe marrëdhënia që do të krijojnë. Duket se fati i Islamit, Dogjanit dhe Kadellit do të ndikohet edhe nga klima e zhvillimeve brenda Partisë Demokratike. Prej shumë demokratëve ata i shohin si një nga fenomenet dhe shkaqet e rezultatit kaq ndëshkues në zgjedhje. Rrjedhimisht sjellja ndaj tyre si individë brenda Partisë Demokratike nuk do të jetë aspak pozitive në një kohë kur demokratët do të kërkojnë me ngulm të rikthehen tek vlerat tradicionale të së djathtës.
Z. Hoxha
Comments
nuk ka asnje problem. Do te
<p>nuk ka asnje problem. Do te foprmojne grup parlamentar me Idrizin.</p>
Add new comment