Kathimerini pyet Ramën për “acarin” berishian dhe për ujërat

Postuar në 30 Qershor, 2013 11:58

Duket normale që gazetat, sidomos ato të huaja, të rendin pas Kryeministrit Rama për intervista, dhe t’i shkëpusin pozicionime. Në një intervistë me Kathimerini-n greke Rama shprehet pajtues, gjithsesi pa premtuar gjëra konkrete, përveçse “duhet të bisedojmë për të shkrirë...”.

Gazeta Kathimerini e ka pyetur Ramën për acarin e marrëdhënieve greko-shqiptare, krijuar nga deklaratat nacionaliste të Kryeministrit në detyrë, Berisha. “’Acari’ në marrëdhëniet tona, mori fund dhe ‘vera’ do vijë përsëri shumë shpejt në marrëdhëniet shqiptaro-greke”, ka siguruar kreu i PS.

Pyetjes nëse është prioritet tema e kufijve detarë për qeverinë e re, Rama i është përgjigjur: “Duhet të bisedojmë që të gjejmë zgjidhjen e duhur për shkrirjen e marrëveshjes në respekt të plotë të pikëpamjeve të njëri-tjetrit. Jetojmë në kohë të ndryshme nga disa vjet më parë dhe popujt tanë nuk mund të përfitojnë, nëse nuk ndryshojmë duke ecur me kohën, e cila gjithashtu ecën shumë shpejt”, njofton Balkanweb që i referohet Kathimerini-t.

k.c.

Comments

Submitted by anticensurë (not verified) on

<p>&quot;Pyetjes nëse është prioritet tema e kufijve detarë për qeverinë e re, Rama i është përgjigjur: &ldquo;Duhet të bisedojmë që të gjejmë zgjidhjen e duhur për shkrirjen e marrëveshjes në respekt të plotë të pikëpamjeve të njëri-tjetrit.&quot;</p><p>këtu ki kujdes mafishe se fluturon më keq se ai tjetri!!<br />gafën e parë e bëre kur deshe ti ngacësh saliut para 8 muajsh këtë patate të nxehtë!!ai su tregua budalla!</p><p>kësaj here mos u përpiq ta kalosh pa u ndjerë si provoi saliu!!bëje publike çdo lëvizje!askush nuk ka për të ta falur nqs na tradhëton në këtë drejtim!lëri lojërat e fjalëve me kohë dhe hecje kohësh!!toka nuk ka kohë dhe nuk lëviz!!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.