Nazarko kundër agjitatorëve të “kënetës” për interpretimin e rezultatit të PS, dhe 3 arsye për rezultatin e LSI

Mentor Nazarko merret sot te Panorama me analizimin e rezultatit, sidomos me shifrat e PS, dhe konstaton se “sot ka një përpjekje të re të agjitatorëve të kënetës elektorale, për të na shtyrë të merremi me rezultatin e PS-së në vitin 2013, që i ngjaka atij të 2009-s.”
Po a është ky rezultat i 2009-s real, pyet Nazarko. Sipas tij “kjo frymë kaq masive ndryshimi nuk rritet sa hap e mbyll sytë në mënyrë dramatike, pra as nga viti 2009, dhe as nga viti 2011! Ndaj, rezultati i PD-së në 2013-n të çon në dy përfundime që mund të jenë sa alternativë, aq dhe komplementarë: ose zgjedhjet e 2009- s dhe 2011-s janë të manipuluara, ose (dhe) PD-ja ka qeverisur aq shumë keq në këtë mandat, sa ka rënë në pikiatë zgjedhore.”
Nazarko nxjerr dhe 3 arsye që shpjegojnë rezultatin e lartë të LSI:
- relativizimi moral që karakterizoi debatin publik në Shqipëri në këtë vitin e fundit. PS-ja hoqi dorë nga sulmet mbi LSInë në përpjekje për ta joshur, duke heshtur me akuza pasi u bënë aleate. PD-ja nuk e sulmoi asnjëherë, as kur ishin aleate, as kur i iku, madje me gjasë u përpoq të flirtonte dhe në tri ditët e numërimit të votave, megjithëse Meta e fyeu Berishën me mesazhin e Laçit.
- relativizimi ideologjik. Përfshirja e LSI-së, parti anti-Berishë në zgjedhjet e 2009- s, në qeveri së bashku me Berishën, ishte kontributorja e parë në fshirjen e dallimeve ideologjike mes palëve. Lëvizjet e LSI-së majtas, përfshirja e tre deputetëve të PS-së te lista e PD-së, një pjesë të akuzuar si puçistë për ngjarjet e 21 janarit... Nëse dy liderët kryesorë ishin njëlloj, madje të tre ishin njëlloj, pak rëndësi kishte përkatësia ideologjike, që për më shumë e ndërruan. FRD-ja që donte të rrinte ideologjikisht e vendosur, u defavorizua.
- Në kushtet e këtyre relativizimeve, – faktori i tretë -, LSI-ja arriti si parti të prodhonte interesa, të mbronte interesa, të përfaqësonte interesa, gruporë, individualë, të momentit dhe afatmesëm.
k.c.
i plotë:
http://www.panorama.com.al/2013/06/30/pikepyetjet-mbi-leximin-e-zgjedhjeve/
Add new comment