Shënim: Berisha i përgjigjet një 16 vjeçari nga pozitat e “Luanit të Janinës”

Shtypi i sotëm i ka kushtuar vëmendje përgjigjes në facebook që kryetari i PD-së Sali Berisha i ka kthyer një simpatizanti 16 vjeçar, që i lutej të mos largohej nga drejtimi i partisë. Një letër e gjatë, ku Berisha ripërsërit fjalimin triumfal të pranimit të humbjes, duke renditur fitoret e planit të tij 8 vjeçar në qeverisje, pa harruar t’i përkëdhelë sedrën adoleshentit me frazën, “ti je një politikan i vërtetë”. Por kryesorja që bie në sy në këtë përgjigje, është fakti që Berisha vijon t’i kundërpërgjigjet tezës socialiste të fushatës për plakjen dhe lodhjen, edhe pse fushata ka mbaruar. “Do jem pranë jush, 18 orë në ditë, në çdo aktivitet në Parlament dhe kudo, duke luftuar së bashku si luanë të vërtetë, gjersa PD-ja të fitojë përsëri dhe ora e integrimit e zhvillimit të Shqipërisë të ecin me shpejtësinë e orës së PD-së”, shkruan Berisha. Njëfarë riprojektimi që të kujton opozitën e parë të tij, rezistencën “në rrethim”, betejat ndaj kundërshtarëve të brendshëm e të jashtëm, ringritjen, triumfin… dhe një pyetje e pashmangshme, që në fakt vazhdon të bëhet: A do të ketë vërtet ndonjë analizë reale në strukturat e PD-së për disfatën…
Letrën e plotë mund ta gjeni në linkun http://www.panorama.com.al/2013/07/01/berisha-do-jem-18-ore-...
A.K
Comments
Asnje analize nuk do kete,
<p>Asnje analize nuk do kete, kush do e beje analizen, ata qe kane vjedhur sa jane kenaqur e cfare s'kane bere keto 8 vjet? Ata injorantet, te paaftet, kriminelet dhe servilat qe ka PD-ja sot? Sa per Berishen, kur njeriu behet qesharak, nuk ia vlen me te merresh me te. </p><p> </p>
Add new comment