Zgjedhja e kryetarit të ri, në 22 korrik - njofton DITA dhe shton: Por listat e PD-së kanë probleme

Postuar në 08 Korrik, 2013 06:24

Tri ditë më parë kandidati Sokol Olldashi iu drejtua kryesisë së partisë duke i kërkuar që zgjedhjet të shtyheshin për në javën e parë ose të dytë të muajit Gusht, por kjo kërkesë iu refuzua nga kryesia, e cila vendosi datën 22 Korrik si datë të zgjedhjeve. Siç duket, çdo gjë duhet bërë sa më shpejt. Aktualisht po përshpejtohet dhe me listat e anëtarësisë dhe personazhet e angazhuara për përpilimin dhe hartimin e tyre duket se janë disa burokratë partie, persona…jo dhe aq të rastësishëm në këtë histori – shkruan sot në editorialin e saj e përditshmja DITA.

Në një artikull të gjatë mbi procesin e zgjedhjeve në PD dhe personazhet e përfshirë në të, DITA shkruan se listat e anëtarësisë së PD kanë vite pa u rinovuar.

“Listat  aktuale nuk kanë një bazë të dhënash qendrore të mirëfilltë. Ka plot njerëz që janë anëtarësuar tek seksioni ndër vite dhe në zgjedhje siç e parashikonte statuti, ndërkohë që nuk kanë karta anëtarësie dhe s’janë te regjistruar në qendër. Por ka edhe të tjerë që janë anëtarësuar para viteve 2000 që kanë kartat e vjetra dhe nuk e kanë emrin në listë – shkruan ndër të tjera DITA. a.n.

 

Artikulli i plotë:

http://gazetadita.al/08-korrik-2013/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.