Arkiv-Lajme
Berisha e dinte humbjen, ndaj po kujdeset vetëm për namuzin, thotë Bushati
Komenti i Andi Bushatit tek Tema online, me titull “Berisha si dënim për pasardhësin”, merret me garën e sotme në PD, si një inskenim i Berishës për t’iu shmangur pyetjeve kyçe që lidhen me qeverisjen e tij. Sipas Bushatit, Berisha e ka ditur që do t’i humbiste zgjedhjet, “dhe plani ka qenë i qartë: të dilte nga kjo lojë me sa më pak njolla dhe sa më pak akuza. Dhe pikërisht për të përgatitur këtë ditë, ai nuk u soll si një politikan modern perëndimor, që lufton deri në fund, duke mbajtur mbi vete shpresën e fitores dhe riskun e disfatës.
Berisha strukturave: Mos na e kompromentoni procesin e zgjedhjes së pasardhësit tim
Dita ditës shtohen zërat mes demokratëve, që kërkojnë një katarsis real brenda PD-së dhe ekspozimin e të gjitha difekteve që sollën humbjen; i fundit ishte ish kreu i komisionit parlamentar të Sigurisë Leonard Demi. Por ndërkohë që gara brendapartiake për kryetarin e ri mbyllet për 10 ditë, kryetarin në detyrë Berisha e ka shqetësuar perceptimi i përgjithshëm se pasardhësi i tij dihet tashmë, dhe zgjedhjet aktuale janë thjesht procedurë.
Tre gjeneralët e rinj të dekretuar nga Nishani: Beltoja, Buçpapa, Dogjani
Tre gjeneralët e rinj të ushtrisë shqiptare, pas shkarkimit të bujshëm të tre paraardhësve të tyre (Sandër Lleshi, Dhori Spirollari e Abaz Lleshi) të firmosur nga Presidenti Bujar Nishani në fund të majit, janë prezantuar sot nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi. Komandanti i ri i Forcës Ajrore është gjeneral brigade Frederik Beltoja, i cili mori gradën pak ditë më parë me dekret të Presidentit Nishani.
Dallga e ndërtimeve pa leje në bregdet mbledh PS-në. Por tani per tani, takat institucional kanë vetëm bashkitë e majta
Vala e shfrenuar e ndërtimeve pa leje në vijën bregdetare, ka bërë bashkë kryeministrin në pritje Edi Rama, me drejtuesit lokalë dhe deputetët socialistë të zonave bregdetare. Rama u kërkoi kryebashkiakëve socialistë që qysh gjatë këtij sezoni veror të nisë marrja e masave për spastrimin e vijës të uzurpuar nga gardhimet e ndërtimet pa leje. “Duhet vepruar me shpejtësi për të hedhur përtokë këtë “dallgë” të madhe ilegaliteti që dëmton si prona private, ashtu dhe prona publike”, tha Rama. Ai saktësoi rrëzimin e karabinave dhe strukturave pranë ujit, përjashtuar shtëpitë e banimit.
Alfred Peza vijon të bëjë gazetarin, dhe “e ka mendjen tek PD-ja”
“Asnjë analizë e thellë, serioze, profesionale, e paanshme dhe shteruese nuk është bërë për shkaqet e humbjes së thellë të PD në zgjedhje dhe për pozicionin e Sali Berishës pas kësaj” Kush e thotë këtë? Sokol Olldashi? Lulzim Basha? Jo, as që bëhet fjalë që këta të dy të thonë gjëra të tilla. Është, në fakt, Alfred Peza, deputeti i sapozgjedhur në zonën e Peqinit, të cilit, me sa duket, do t’i mbetet dhe për ca kohë tundimi gazetaresk për të parë majtas e djathtas në politikën shqiptare.
Kosovrasti: Në Lezhë janë manipuluar rezultatet, më kanë kërcënuar me sms
Shënim: A po lë pas Berisha gropë financiare, me parimin “pas meje u bëftë qameti”?
Dyshja Beqja-Haxhinasto, koordinatorët e programit qeverisës informojnë ambasadorët
“Every dog has its day”, thotë Vickers për Berishën dhe shton: “Relike e të shkuarës”
Richard Cohen në WP: Demokracia në Egjypt? Hë për hë nuk është një përparësi
Demokracia në Egjypt? Opinionisti i gazetës Washington Post, Richard Cohen, pas kësaj që po ndodh, e ka një përgjigje: I don’t give a damn! (as që i çaj kryet për për të). Pse ai mendon kështu? Sepse sot Egjypti ka tjetër përparësi. “Dhe Ramses II [faraoni i mijëvjeçarit të dytë para Krishtit] të çohet nga varri, do të ishte ok, nëse ai u jepte njerëzve siguri e nëse do t’i nxirrte nga kjo situatë”, thotë ai në thelb. Dhe vijon: “Demokracia është e lezetshme, por nuk është një ilaç që i shëron të gjitha sëmundjet.