Dyshja Beqja-Haxhinasto, koordinatorët e programit qeverisës informojnë ambasadorët

Postuar në 09 Korrik, 2013 07:58

 

Ilir Beqja dhe Edmond Haxhinasto janë të ngarkuarit me punë nga partitë respektive të koalicionit të majtë, PS dhe LSI, për harmonizimin e programit të qeverisjes pas fitores së zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit. Ky program pritet të jetë gati brenda 10 ditësh, dhe këtë dyshja Beqja-Haxhinasto ua konfirmoi edhe ambasadorëve të vendeve të BE në Tiranë. Takimi i kryer në zyrën e kreut të delegacionit të BE-së në Shqipëri, Ettore Sequi, nxorri në pah edhe meraqet e ambasadorëve për fokusin e punës së qeverisë së re. Sipas Beqjas, “shumë të interesuar ambasadorët ishin për shtetin e së drejtës, luftën kundër korrupsionit, për një sistem drejtësie të pavarur, dhe për të shtyrë përpara bashkëpunimin respektiv me vendet e BE-së, për klimën e biznesit, dhe për një situatë të ndryshme fiskale”.
 
Re.Pu

Comments

Submitted by adeleim (not verified) on

shqiperia qenka kthyer ne koloni derisa fituesit raportojne si nxenes tek ca cope ambasadore qe rrezik shumica ska as arsimin perkates. Turp.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.