Berisha strukturave: Mos na e kompromentoni procesin e zgjedhjes së pasardhësit tim

Dita ditës shtohen zërat mes demokratëve, që kërkojnë një katarsis real brenda PD-së dhe ekspozimin e të gjitha difekteve që sollën humbjen; i fundit ishte ish kreu i komisionit parlamentar të Sigurisë Leonard Demi. Por ndërkohë që gara brendapartiake për kryetarin e ri mbyllet për 10 ditë, kryetarin në detyrë Berisha e ka shqetësuar perceptimi i përgjithshëm se pasardhësi i tij dihet tashmë, dhe zgjedhjet aktuale janë thjesht procedurë. Ndaj Berisha ka dërguar këtë mesazh për gjithë strukturat e partisë, me hyrjen: Mesazh tejet i rëndësishëm për shpërndarje të menjëhershme për kryetaret dhe sekretarët e PD-së së rretheve dhe grupseksioneve të Tiranës. Ja mesazhi:
“Gara për liderin e ri të PD-së në tërësi po ecën shumë mirë dhe për këtë keni urimet e mia më të mira. Por gjatë ditëve të fundit nga informacione të sigurta nga baza janë identifikuar disa raste zyrtaresh të administratës dhe ndonjë partiak që në kundërshtim të hapur me udhëzimin tim kanë: 1- bërë fushatë të hapur për kandidatin e preferuar, 2- ka pasur ndonjë rast që në sharlatanizëm të plotë kanë folur pa asnjë autorizim në emër edhe të drejtuesve të tjerë kryesorë të PD-së. Ndaj tyre janë marrë të gjitha vendimet që meritojnë. Ju kërkoj që të mos lejoni asnjë njeri të abuzojë me procesin tonë transparent. Përgjegjësinë, të drejtën dhe besimin e plotë për organizimin e procesit në territorin e degës/grupseksionit tuaj e keni vetëm ju!
Përshëndetje, Kryetari në detyrë i PD-së, Sali Berisha”
A.K
Comments
Po kush eshte ky qe jep

Po kush eshte ky qe jep urdhera e udhezime per PD? A nuk deklaroi doreheqjen dhe tha se: "qe nga ky moment une jam njeri prej jush". Atehere, sipas kesaj llogjike, secili prej atyre te barabarteve mund te jape edhe ai urdhera, sikunder Berisha...

E vetmja gje qe lidh

E vetmja gje qe lidh titullin, komentin dhe mesazhin eshte ....... Respublica

Aman, mos ja prishni

Aman, mos ja prishni manipulimin qe po bën me stil; ka nxiut Fahri Balliun, Cim Peken, "Familjen Hajdari" etj, "pa poste zyrtare ne PD" qe te deklarohen ne mbeshtetje te Bashes, dhe tani, ju mos e teproni aq shume sa te dalë garë "jo serioze" !!!

-Oh se harrova fare, para ca ditesh nxorri nje VKM "reçensiv" ku Gjergj Lezhjes i dhuroi Porto Palermon. Tani, dihet, borxhi lahet me borxh. Gjergji po kujdeset qe te bëje dhe ai punen e vet ne kete proces te zgjedhjes se kryetarit te PD-se; eshte caktuar kryetar i komisionit te votimit.

-Ju votoni se votat i numeroj une !!!

Very Funny.

Add new comment