Çekët dhe alpet tona, një dashuri jo pa rreziqe. Gjendet turisti i aksidentuar

Turistët çekë dhe malet e veriut të Shqipërisë kanë një marrëdhënie të çuditshme. Të dhënë pas ecjes malore (edhe vetë çekët kanë male të famshme, Tatra ishte pikë referimi e Çekosllovakisë së dikurshme, në kufirin sllovako-polak), ata i frekuentojnë shpesh alpet shqiptare, ku nuk u kanë munguar incidentet e aksidentet, pa folur për rastin ragjik të disa studentëve çekë që kanë humbur shumë vite më parë. Rasti i fundit, gjithsesi ishte fatlum për një turist nga Çekia që po eksploronte Jezercën. Ai pësoi një aksident dhe theu këmbën të dielën pasdite (dje), por arriti të lajmërojë me telefon. Që në orët e para të mëngjesit të sotëm një helikopter AB 205 i Regjimentit të Helikopterëve në Farkë rifilloi kërkimet në këtë zonë të thellë malore dhe ka bërë të mundur gjetjen e turistit. Aktualisht i plagosuri është transportuar me helikopter për në Spitalin Ushtarak në Tiranë, mesa duket në gjendje të stabilizuar shëndetësore.
Re.Pu.
Comments
Me vjen shume mire qe turisti
<p>Me vjen shume mire qe turisti ka arritur te shpetoje. Ceket jane njerez te dhene pas sporteve te ndryshme, njerez qe e duan shume natyre. me lejoni tju them se Tatra-t nuk jane ne Ceki por ne Sllovaki.</p>
E drejte Myzeqari, u
<p>E drejte Myzeqari, u korrigjua. Ilustrimi ishte me idene e shtetit te dikurshem cekosllovak.</p>
Add new comment