Basha imiton Olldashin: Na kanë blerë votat. Por s’e përmend Metën

Postuar në 07 Korrik, 2013 16:43

Olldashi e Basha e kanë gjetur lejtmotivin e fushatës së tyre elektorale brenda partisë. Ka qenë Olldashi i pari që e ka nxjerrë si justifikim të humbjes këtë avaz në programin Opinion të Tv Klanit. “Votat tona i mori LSI-ja, i bleu me lekë”, tha ai në thelb.

Duke qenë se kjo tezë ka ngjitur ca në të djathtë, asaj ka zënë t’i mëshojë dhe Basha tanimë. “Mazhoranca e re vjen nga një votë e deformuar me mjete jo morale që përbën një rrezik të vërtetë për demokracinë”, ka thënë Basha në Gjirokastër. Bëri pak çudi kjo deklaratë, pasi dihen marrëdhëniet e mira të Bashës me Metën. Mirëpo, në ndryshim nga Olldashi, Basha nuk u ka vënë autor mjeteve jo morale dhe votës së deformuar. Nuk e ka përmendur LSI-në; as Ilir Metën.

Do ta përmendë sërish këtë fakt? Kjo është një kërshëritë e kësaj fushate. Nëse po, i bie që të prishet me Metën, për rrjedhojë i komplikohet drejtimi i Bashkisë. Nëse jo, i bie që Olldashi të fitojë “kredenciale morale” në këtë garë.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

<p>Sepse grate e tyre i sheh duke pire kafe ne bllok se bashku shpesh. Thjesht nje nga fatket e shumta kjo. Sepse Basha ishte i pari ne zyren e Metes perpara se te transmetohej videoja e Fiks Fare etj etj.&nbsp;</p><p>Une nuk eshte se kam ndonje vleresim te madh per Olldashin, po ama po filloj te mendoj qe lidhja e Bashes me Meten dhe fakti qe ky tani eshte ne qeveri me Ramen e ben politiken tone te kontrolluar nga nje grup shume i ngushte njerezish.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.