Shënim: Në PD (pothuaj) nuk pipëtin asgjë, ashtu si para 23 qershorit

Postuar në 04 Korrik, 2013 04:09

Rënia e Berishës ka riaktivizuar personazhe “të arkivuar” të PD-së, të cilët po kërkojnë ta thonë të tyren në këtë moment. Tre syresh i kish bërë tok Anila Basha në programin e vet “Airport” të televizionit A1 Report. Është fjala për Rexhep Ukën, Myftar Gjanën dhe Afrim Krasniqin (ky i fundit flet, në fakt, si komentator politik).

Duket se fakti që Berisha është ende në komandë të gjërave i bën të gjithë demokratët e ish demokratët (me pak përjashtime) të mos i largohen shumë mentalitetit mainstream në PD. Ata bëjnë një numër kritikash, por bëjnë kritika të rrumbullakosura, pa folur për fajtorë. Fjala vjen, thonë që është shkelur statuti, që po shkelet sërish statuti, që drejtimi ka qenë autokratik, që kryetari Berisha le ta drejtojë procesin dhe garën, por ta bëjë këtë në mënyrë demokratike, që Olldashi e Basha janë ok, por më shumë rëndësi kanë procedurat, që interesi i madh është të shëndoshet PD-ja (këtë të fundit e ka thënë Eduard Selami në një shënim në facebook), etj, etj.

Siç shihet, të gjithë demokratët e ish demokratët janë të ndrojtur e skrupulozë edhe pas një disfate si kjo që ndodhi. Për ta duket sikur 23 qershori nuk ka mbërritur akoma.

Re.Pu.

Comments

Submitted by anonim (not verified) on

kjo varet nga demokratet te cilet ti njeh. se ka edhe te tjere qe jane shume te lumtur qe Sala e hengri, e thone edhe ne facebook haptas. per ata u informove ti?

Submitted by ILIRET (not verified) on

23 qershori per demokratet eshte me 23 tetor, kur te mbesin te gjithe rrugeve te papune. Tani jane ende ne pushtet dhe nuk e besojne qe kane humbur. Ka qene vetem nje enderr per ta... Me 23 tetor do te jete, cdo te jete...Cope, cope ka per tu bere PD-ja....

Submitted by analisti (not verified) on

eshte e vertete qe te vetshpallurit demokrate me ne krye rahmetliun jane ende te ngrohte se nuk kane marre shkelmin bytheve nga zyrat e shtetit - pas shtatorit keta fluturake q embajten per 20 vjet ne krye nje komunist fanatik do te hapin syte dhe do te thone na mashteoi, na genjeu dhe ne ishim ne gjume.  Ska problem vazhdoni ne flini...

Ashtu si foli rusmajli do te flasin edhe keta por eshte shume vone shume shume shume .....vone.

PD nuk do te kete me dhe besoj se ndonje formacion tjeter politik do ta zevendesoje.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.