Egjypt: Po, ka një grusht shteti, siç ishte paralajmëruar

Televizioni i pavarur ‘el Hayat’ ka dhënë lajmin, që Presidenti egjyptian Morsi është vënë nën arrest shtëpiak. Dhe kështu, grushti i shtetit mund të quhet i nisur. Është një grusht shteti i paralajmëruar, dhe gjithçka ndodhi, siç pritej. Filloi në orën 18.00, një orë pas skadimit të afatit të ultimatumit, kur forcat ushtarake u shfaqën nëpër rrugët e Kajros. “Ka filluar grushti”, është shprehur aty për aty këshilltari për çështje të sigurisë kombëtare i Presidentit Morsi, dhe tanket e ushtrisë po bëjnë spektakël nëpër rrugë, rrotull pallatit presidencial, dhe shtëpisë së Morsit. Ndërkohë, ka dalë një urdhër i ushtrisë që ndalon largimin nga vendi qoftë të Morsit, qoftë të liderit të Vëllazërisë Myslimane, Mohammed Badie e të zëvendësit të tij, Khairat al-Shater.
Priten zhvillime të tjera, në një kohë që sheshi Tahrir është i mbushur dingas me manifestues (ne foto, pamje nga dita e sotme; ndoshta janë duke ushtruar dhunë kundër ndonjë përdhunuesi grash; pamje të filmuara nga lart tregojnë se janë përdhunuar gra në oborre shtepish).
Re.Pu.
Comments
Po sikur thohej Egjipt!

Po sikur thohej Egjipt!

Presidenti i Egjiptit Muhamet

Presidenti i Egjiptit Muhamet Morsi u shkarkue.

Or spurdhjak qe kundermon ere

Or spurdhjak qe kundermon ere derri, fol shqip, te cafte ujku te cafte, fare e ndyre.

Presidenti i Egjiptit nuk u

Presidenti i Egjiptit nuk u "shkarkue", u largua me grusht shteti dhe sic e shihni u ndaluan nga ushtria edhe udheheqesit kryesore te "Vellazerise" se zgjedhur me 51% te votave popullore, ndersa ndryshimet kushtetuese u miratuan nga 64% e votave, pervec ushtarakeve. Grushti i shtetit ne cdo vend te botes ka qene preludi i diktaturave, dhe.................si gjithnje Europa dhe SHBA do te bashkepunojne ne menyre shume efikase me keta horrat ushtarak. Tani e dine vete se si i zhvillon zgjedhjet parlamentare ushtria me ne krye Al-Sisi dhe Muhamed el-Baradei, i cili ne masken e babaxhanit te Agjencise Nderkombetare Berthamore ishte i vetmi qe deklaroi pa fakte se ne Irak kishte arme berthamore dhe nuk arriti dot te behej president ne menyre demokratike. Tani ua kerkoi miqve te te vet dhe ata po i kthejne reston per nderin qe u beri e fasaden qe iu fali ne luften kunder Irakut.

Te terheq vemendjen ky komenti: "ne foto, pamje nga dita e sotme; ndoshta janë duke ushtruar dhunë kundër ndonjë përdhunuesi grash; pamje të filmuara nga lart tregojnë se janë përdhunuar gra në oborre shtepish".

Spekulimi skandaloz duket se po merr vlera shume te medha dhe po na shiten per parime (ne kete rast gazetarie).

P.S. Pse keni vene ne fund Re.Pu. dhe jo K.C?! Jo per gje, po ishim mesuar ta kishim perballe.

Add new comment