Mushkolaj flet për një leksion që mund të mësohet në Kosovë nga dështimi i modelit ‘Berisha’

Çdo dështim është një leksion. Po kështu dhe disfata e dështimi i Sali Berishës. Dhe Imer Mushkolaj e sheh si një leskion, në radhë të parë, për klasën politike kosovare. Në një artikull të tijin të publikuar në gazetën Express, ai fillimisht përshkruan modelin ‘Berisha’ dhe jep arsyet e humbjes: “[Ai] erdhi në pushtet me premtimin për luftimin e korrupsionit, por pas pak kohe u bë vetë ideator i tij. Krijoi një pushtet kientelist, sipas qejfit të fëmijëve të tij, duke bërë që t’i harrojë problemet e vërteta të qytetarëve. Madje, duke e forcuar bindjen se shumica e qytetarëve nuk kishin rrugë tjetër, përveç të votonin për të”.
Në pjesën e dytë të shkrimit, ai bën një paralele mes modelit ‘Berisha’ dhe imitimit të këtij modeli në Kosovë. Por kosovarët kanë një avantazh, sipas Mushkolajt: “Është mposhtur Berisha, e lëre më imitues të dobët të tij; lajm fort i keq për të gjithë ata që keqpërdorin pushtetin e shtetin; edhe për të tjerët që ëndërrojnë ta bëjnë një gjë të tillë”.
Shkrimin e plotë e gjeni në linkun http://gazetaexpress.com/?cid=1,890,115707
Re.Pu.
Add new comment