Alastair Campbell flet “si me drojë” për Ilva Taren në një kanal TV, ku ajo “shihet si armike”

Ish gazetari dhe ish këshilltari i Tony Blair-it në kohën kur ky i fundit ishte kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar, Alastair Campbell është në Tiranë për të promovuar librin e tij “Vitet e mija me Blair-in”, botim i UET-it. E ka ftuar dhe Fevziu në programin e tij, dhe intervista ëhstë fokusuar në argumentin “lufta e Kosovës’, të cilin ai e njeh mirë.
Dikush duhet t’i ketë folur Campbell-it për rivalitetin e egër mes studiove, ku bëhen programe televizive talk show, dhe mes vetë televizioneve, pasi në një moment ai përmendi “me një ndjesi faji” emrin e Ilva Tares. Po fliste për dy parathëniet e librit në shqip, njërën prej të cilave e ka bërë ai vetë dhe tjetrën një gazetare shqiptare, dhe tha: “Një parathënie e ka shkruar Ilva Tare”, dhe vijoi … “nëse më lejohet ta them këtë në kanalin tuaj”. Gazetat e sotme nuk jepnin ndonjë reagim të Fevziut pas këtij nënvizimi të të ftuarit.
Re.Pu.
Add new comment