Berisha vijon të marrë vendime; Gjiknuri: Ky njeri është akoma i dëmshëm

Postuar në 04 Korrik, 2013 04:46

Berisha ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit, ndërsa dje foli për vendimin lidhur me dhënien e shtetësisë shqiptarëve në dhe të huaj, me përjashtim të kosovarëve. “Me këtë akt Shqipëria është vendi i fundit që u ofron bashkëkombësve të vet, atë që të tjerët ua kanë ofruar vite e vite më parë në rajon. Ky akt nuk duhet të konsiderohet nga askush si një akt tjetër, veçse në interesin më të mirë të shqiptarëve, paqes dhe stabilitetit”, tha ai.

Ka qenë i menjëhershëm reagimi i Damian Gjiknurit, i cili e ka parë Berishën “të dëmshëm dhe në ikje”. Dhe ka dhënë një koment lidhur me vendimet që Berisha po merr këto ditë nga pozitat e kryeministrit: “Sali Berisha vazhdon të qeverisë sikur të mos ketë ndodhur asgjë!!! Sot kalon një vendim qeverie për çështje delikate të shtetësisë që karakterizohet nga populizmi i tij, populizëm që populli e ndëshkoi me votë. Të njëjtën gjë kërkon të bëjë me pensionet dhe rrogat apo me afera të tjera financiare sikur të mos kish ndodhur asgjë, duke thelluar gropën financiare që ka krijuar ndër vite”.

 

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.