Berisha po flet në mbledhje të kryesisë: Basha e Olldashi janë gjithë sy e veshë

Është duke folur Berisha në mbledhje të kryesisë. Sapo ka dalë nga një mbledhje e Këshillit Kombëtar të Territorit. Pas kësaj, do të jetë në një aktivitet tjetër?
Kthehemi tek mbledhja e kryesisë. Ka gati 30 minuta që flet e nuk di të pushojë. Të tjerët janë aty, pa bëzajtur, në një heshtje varri, duke mbajtur vesh atë që thotë Berisha. Në krah të majtë ka Jozefinën, në të djathtë ka Ridvanin. Pas Ridvanit vjen Astriti. Patozi. Pastaj Lulzim Basha që të jep përshtypjen se mban shënime. E pastaj me radhë, deri te Olldashi që ia ka ngulur sytë dhe e dëgjon me një vemendje të madhe, me sytë e hapur pak më shumë se zakonisht.
Berisha po hap garën, dhe po flet për opozitën e nesërme, që “në çdo qelizë duhet të jetë e fuqishme”.
Duket e pabesueshme.
Re.Pu.
Add new comment