Topalli, gardiane "e nderit" të Berishës në faqen e vet në fb

Shumë lajme të natyrës politike të kohëve të fundit merren nga rrjetet sociale, ku politikanët, deputetë, ministrat, apo krerët e partive janë të pranishëm, kryesisht nëpërmjet statuseve në profilin e tyre në facebook. Politikanët e dinë që janë target i gazetarëve, dhe kanë zënë ta bëjën shpesh këtë gjë. Por kjo është një punë që ka dhe “kurthe”.
Gazeta Dita ka kapur një koment “armik” në faqen e Jozefina Topallit. Kjo e fundit e ka mbushur faqen me foto e me mesazhe në favor të Berishës, por ajo nuk mund të kontrollojë komentet që lënë të tjerët. Njëri nga friends-at e Topallit, një demokrat i zhgënjyer, ka shkruar një koment gjysmë ironik: “Të majtët punën derë më derë e kanë bërë ma mirë se ne. Gjithsesi ke ba gabim që ke dhanë dorëheqjen [o Sale], se në PD nuk ka ma sy të mirë; kanë filluar minjtë të ngjallen dhe komunistat s’kanë më askënd frikë përveç teje”.
Ky mesazh mbeti veç pak minuta në faqe. Topalli, apo kush e mban atë faqe në emër të saj, e pikasi dhe e zhduku sa hap e mbyll sytë. E çuditshme, pasi nuk duket ndonjë mesazh “problematik” kushedi se çfarë.
Re.Pu.
Comments
Shyqyr qe je ti o Jozefine,
<p>Shyqyr qe je ti o Jozefine, qe te kemi mundesi t'i tregojme femijeve kush ishte shoqja Lenka. </p>
Add new comment