New York Times: Kina dhe Rusia po ndërtojnë një aleancë anti amerikane

Postuar në 07 Korrik, 2013 04:50

Dy autorë, Leslie H. Gelb dhe Dimitri K. Simes, kanë shkruar një artikull për gazetën New Times, në të cilin evidentojnë një riafrim “me synime anti amerikane” të Rusisë e të Kinës. Ngjarja më e freskët që e ilustron këtë qasje është kjo që ka të bëjë me Eduard Snowden-in, njeriun që nxorri në shesh skandalin diplomatik të përgjimit nga ana e amerikanëve të aleatëve të tyre, e të shtetarëve të tjerë nëpër botë. Rusia e Kina kanë bashkëpunuar, ndonëse me shumë kujdes, me synimin që Snowden-i të mos bjerë në duart e drejtësisë së SHBA-ve, ku dhe opinioni publik është me idenë se Snowden-i ka gabuar me atë që ka bërë, dhe duhet dënuar.

Para kësaj, thonë autorët, ishte (dhe është akoma) ngjarja e Sirisë. Kina e Rusia kanë penguar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së marrjen e vendimit për ndërhyrje në Siri. Ndërkohë, Washingtoni është shqetësuar edhe nga hacker-imi i kompanive amerikane në Kinë, apo cyber-sulmet e Rusisë mbi fqinjët e saj. Lidhur me politikën ndaj Iranit që tenton të prodhojë armë bërthamore, Rusia e Kina nuk kanë demonstruar se kanë dallime të mëdha me SHBA-të, por nuk shkojnë, sidoqoftë, deri tek qëndrimi amerikan. Xi Jinping-u, me t’u zgjedhur President i Kinës dy muaj më parë, vizitën e parë jashtë vendit e bëri … në Moskë, për t’u takuar me Putinin. Në fund, ka dalë lajmi që Rusia e Kina do të bëjnë një stërvitje detare të përbashkët, që ëhstë më e madhja që ato dy vende kanë bërë ndonjëherë.

Shkrimi ka dhe interpretime të këtij zhvillimi, dhe ata që dinë anglisht mund ta ndjekin të plotë në linkun http://www.nytimes.com/2013/07/07/opinion/sunday/a-new-anti-american-axis.html?hp

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.