Alastair Campbell: “Berishës i shteruan idetë; u mor shumë me Ramën; u lodh në fund”

Postuar në 09 Korrik, 2013 05:02

Alastair Campbell, ish këshilltari i ish-kryeministrit britanik Tony Blair, që ka ndihmuar socialistët e Ramës gjatë fushatës elektorale, ka dhënë një intervistë për Javën e Minxhozit. Gjërat që thotë për Ramën, Fugën, Veliajn, janë të thëna dhe më parë, e prandaj më pak interesante. Pjesa interesante është kur ai flet dhe për Berishën. Ja çfarë thotë saktësisht: “Ai kishte më shumë energji se sa mendoja unë se do kishte. Ishte i vendosur, çka është e rëndësishme për një fushatë. Por mendoj se ai filloi të duket shumë i lodhur nga fundi. E teproi me punën e rrugëve. Atij i shteruan idetë…. Strategjia e Berishës mbështetej tek përpjekja për të minuar besimin e publikut tek Edi, si një kryeministër i besueshëm. Kështu që ata vendosën të sulmojnë Edin personalisht. Këtë e kuptoj. Unë nuk e njoh shumë mirë zotin Berisha dhe …shiko, duket qartë se ai mendon se ka bërë gjëra të mëdha për vendin. Por mendoj se në fund, përfundoi me shumë njerëz që, nëse do të përdorja frazën tënde, që mendonin se i kishte mbaruar koha. Unë nuk di mjaftueshëm për historinë dhe politikën shqiptare, për të parashikuar sesi do ta gjykojë atë historia.”

Intervista e plotë mund të lexohet në linkun http://revistajava.al/kryesore-ne-kopertine/201379/nje-strat...

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Alastair, or zotni, cfare ideshe ka Rama qe nuk paska Berisha? Thuaje troc, njerezit perzune Berishen, nuk zgjodhen Ramen. Kete e dime te tere, edhe pa patur punuar me Blair. Rames, tani dhe vetem tani, i vjen sfida per te na bindur. Deri me sot eci thjesht sepse Berisha punonte mbrapsht. Mos harro qe Rama eshte ai i kafes kur njerezit vriteshin, eshte    ai i restorantit kur njerezit ngujoheshin, eshte ai i komplekseve kur njerezit i venin zjarr vetes, eshte ai i 1 prillit sidomos. Eshte Berisha qe e nxiu Shqiperine pa erdhi Rama. Sikur Berisha te kishte bere nje kthese kursi diku nga 2010 dhe te kishte lejuar liri mendimi&veprimi ne PD e shikoje ti Ramen a vinte dot ne pushtet.

Ka nje aspekt te gezuar ne keto pordhet e tua: Rama do te perballet shume shpejt me gjemen qe po i le Sala peshqesh. Ashtu si me kurthet qe do t'i ngreje Meta (me dashje apo nga pangopesia). Aty do ta shohim sa vlen ky shalegjati yne...

P.S. Pa konsideruar ketu acarimin qe na sjellin keto te Respublica-s kur thojne qe per Fugen e Veliajn u fol plot! O Zot! Filloi avazi i Fevzos si tek Klani...

Submitted by dritan (not verified) on

Berisha ka fituar me sh zgjedhje se asnje shqiptar tjeter ne historine e zgjedhjeve te lira .... humbja e tij pas kesaj jetegjatesie politike eshte me normale se do ishte fitorja. Per nje gje jam i bindur se do te duhet shume kohe qe nje shqiptar tjeter te realizoje ate qe realizoi ai brenda kushteve dhe mundesive qe kishte.

Integrimi

Dritat

Nato

Vizat

Rruget

Hecet

TAP-i

Rritja rrogash dhe pensionesh

Uli cmimet e telefonise cel

Futi internetin ne adminisrate dhe arsim

Thithi investime te huaja per fryme me sh se asnje vend tjeter i ballkanit

Dhe te gjitha keto i realizoi me nje opozite qe bojktonte parlamentin dhe votonte kunder cdo gjeje qe te kishte mundesi duke bllokuar gjithcka.

le te shohim cfare do bejne keta qe vijne

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.