Mund të ndryshojnë mandatet: +1 LSI në Kukës, -1 PS në Lezhë

Postuar në 09 Korrik, 2013 00:42

Gazeta Panorama raporton sot se LSI-ja ka bërë ankimim në KQZ për shpërndarjen e mandateve në qarkun Kukës. Sipas përfaqësuesit të saj ligjor Ilirian Muho, pamjet filmike zyrtare të numërimit të votave të 15 kutive të rrethit Tropojë tregojnë se koalicioni i djathtë ka patur më pak vota se sa janë shënuar në proces-verbalet e numërimit. LSI ishte vetëm 15 vota larg marrjes së mandatit në qarkun Kukës dhe në qoftë se ankimimi i saj përanohet, ky qark barazohet 2-2 në mandate në nivel koalicionesh.

Panorama raprton gjithashtu se, ndërkohë, KQZ-ja ka zbuluar manipulim të tabelave të rezultateve të 10 kutive në qarkun Lezhë. Sipas relacionit të saj, rezultatet janë korigjuar dhe është dërguar në KQZ fotokopja e korigjuar e tabelave.  Në qoftë se korigjimi e ka ndryshuar rezultatin e qarkut me të paktën 733 vota, PS-ja rrezikon të humbasë një mandat, duke e ndryshuar rezultatin në 4-3 për koalicionin e djathtë.

E.Zaloshnja 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.