Edi Rama u bën apel shqiptarëve: Keni aftësi? Keni ambicje? Më dërgoni CV-në tuaj, dhe …

Edi Rama i ka dhënë udhë një praktike të panjohur deri më sot. Nga pozitat e kryeministrit që pret të marrë detyrën u ka dërguar një thirrje të gjithë atyre që mendojnë se mund të japin një kontribut për vendin brenda kornizave të programit e të vizionit të koalicionit të udhëhequr prej tij. “Ju drejtohem të gjithëve ju, çdo shqiptari të zot e të etur për ndryshim, për t’ju pyetur çfarë mendjeje keni për më tutje; dhe atyre që dëshirojnë, u lutem të mendojnë çfarë roli mund të luajnë për këtë skuadër, si mund t’i përdorin aftësitë e tyre për të ndihmuar në realizimin e ndryshimit që i nevojitet vendit tonë”, shkruan ai.
Motivi i këtij gjesti del i qartë aty ku ai shkruan se “themeli i kësaj përballjeje historike me të shkuarën në pushtet që rrënoi Shqipërinë është rimëkëmbja e sistemit institucional të republikës sonë; në kryeministri, po edhe në çdo ministri e agjenci shtetërore, ne do të kemi nevojë për prurje të reja energjish dhe aftësish njerëzore të harmonizuara me eksperiencën e gjithkujt që në zyrat e shtetit gjendet sot për arsye të meritës, e jo thjesht për shkak të lidhjeve të gjakut, teserës apo korrupsionit me tribën në fuqi; shumë struktura të vjetra do të zhbëhen dhe një sërë të rejash do të ngrihen, për të çuar përpara projektet e programet prioritare të qeverisë që të ecim më shpejt në rrugën e Rilindjes e të bashkimit të Shqipërisë me Familjen Europiane”.
Teksti i plotë i apelit mund të gjendet në blogun e Ramës, tok me një formular për t’u plotësuar (http://www.shqiptarja.com/home/1/edi-rama-ftoj-me-te-zotet-t...). Tingëllon e bukur si nismë. Por nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë. Përveç kësaj, ka rrezik që me këtë të krijohen pritmëri të mëdha te shumë njerëz, dhe aty ku ka pritmëri, ka dhe zhgënjime.
Prandaj ndoshta Rama i paraprin kësaj situate, kur shkruan: “Shumëkush mund të mos e mbërrijë menjëherë synimin. Por ….”.
Re.Pu.
Comments
Sa bukur do ishte te hapte

Sa bukur do ishte te hapte kete konkurencen per postet politike njehere.

Nuk fillon konkurenca ne treg nese pushtetin politik, pra vendimmarresin perfundimtar, e kontrollon shume ngushte nje njeri ose grupimi rreth tij. Nuk vijne te miret te punojne per karrigen e dikujt, vine po ta dine qe neser prej asaj karrige mund te rrezojne dhe vete Edi Ramen.

Bravo, Albi. Nese nje

Bravo, Albi. Nese nje minister eshte i painteresuar (gjithmone ndodh) te gjithe te tjeret ndihen te pamotivuar.

Ha ha ha. O Ben Malaj e

Ha ha ha. O Ben Malaj e hengre sa krahu prandaj te dhemb akoma.

Jo mo burre, ne jemi rehatu

Jo mo burre, ne jemi rehatu si fis, jemi te gjith me LSI-ne :P

Albi, Ke plotesisht te

Albi,

Ke plotesisht te drejte. Nje qytetar i ndershem vjen te punoje, po para se gjithash duhet te jete i sigurte qe do ta lejojne te punoje si duhet dhe nuk do te kete nderhyrje partiake ne detyren e tij, nese ne te kunderten eshte mire qe te mos perfshihet ne kete ndermarrje. Teknicieni duhet te punoje i lire ne mendime dhe ne zbatim te mendimeve te tij.

Filloi spastrimi i kuq ...

Filloi spastrimi i kuq ... erdhi 45 edhe njehere.

O palle. i kuqi vazhdon te

O palle. i kuqi vazhdon te jete kryeminister deri me 6 shtator. Sekreatari i PPSH-se dhe varkari i familjes Hoxha,Sali Berisha nuk ka ku te shkoje me i kuq se kaq.Shpresoj qe Rama tu spastroje njehere e mire o parazite.

Ka me parazit se morrat e

Ka me parazit se morrat e kuq. Ai sekretari i PPSH qe permend ti debil, ju rujti lekuren ne 90 ...

Budallëku juaj arriti kulmin

Budallëku juaj arriti kulmin këto 8 vjet luksi, se ju rrejti mendja se ishit intelektualë e tani ju është kalçifikuar mendimi. Ju jeni të pashpresë tani, veç koha na shpëton ne prej jush.

O llum shpellari yt i rrujti

O llum shpellari yt i rrujti lekuren popullit e jo komunisteve. Komunistet si kac islami i beri deputete,ministra e milionere.

Zoti valdeti 100 herë më mirë

Zoti valdeti 100 herë më mirë 45 se sa këto 20 vjetët e fundit që na mbyti boha dhe injoranca

Ky eshte populizem b****e

Ky eshte populizem b****e !

Aq transparent sa ç'ishte perzgjedhja e perbrendshme per kandidatet e "Avokatit te Popullit", qe ishte e ditur perzgjedhja qe para se te behej "konkursi" i brendshem.

Boll me keto budalliqe, por pervish menget dhe futju punes jo si individ, por si grup - merr mendimin e Partise dhe organeve te saj dhe mos i anashkalo duke shukar perdite tek Gaz Demi apo duke marr mendimet e grupimit "Soros".

Nga njera ane i ngre mendjen popullit qe te aplikojne, dhe nga ana tjeter Valdete Sala, Piro Misha dhe ish nusja jote Delina Fico jane duke bere lista pa fund se kush do marr funksionet e drejtorive neper ministrira.

Keto jane turpe, sepse ne si popull e hodhem Berishen pikerisht per te njejtat arsye.

Por mos harro Edi Rama, se ne qofte se ka nje gje qe ne si popull mesuam ket radhe eshte fuqia e votes. Dhe nuk do te hezitojme ta perdorim ne qofte ti dhe klanet e aferta miliardere te tuat harroni premtimet qe i keni bere ketij populli.

Ne qofte se u desh 8 vjet per te heq flliqsiren e Berishes - ty te heqim per 12 muj !

Ne partine ku Rama drejton me

Ne partine ku Rama drejton me te njejten dore te hekurt si dhe Berisha te veten nuk besoj se ka kush CV me te mire se ajo e Arben Malajt te cilin Dora e Hekurt e hodhi tutje pa kritere. Dhe tani ky vjen e na kerkon CV-te. Cfare ka ndodhur mos i eshte prishur bideja apo do te kemi uje me orar ne 4 vitet e ardhshme? Ka te drejte Albi le ta fillonte nga konkurrenca politike njehere e me pas te merrej (as mos e coni neper mend se do e beje vertet) me CV-te e te kristaldiplomuarve.

Lerini fituesit te punojne.

Lerini fituesit te punojne. Mos i paragjykoni!

Vertete mendoj se E Majta (Reale) fitoi dhe se E Djathta (Virtuale) humbi ne Tirane.

PD le te vazhdoj punen e saj, rindertimin ose ripershtatjen e vete: ndaç t'i marre seriozisht vrejtjet qe i behen (se ka humbur bazen e Djathte, podin moral, prej se ciles mori pushtetin ne emer te luftes kunder komunizmit, e tj etj). PD duhet lene te bej veten. Te djathtet qe ndjehen per atje, atje te shkojne, te tjeret te gjejne zgjidhje tjeter.

Por, njeriu pa interesa te drejteperdrejta, ditore, mbetet paksa i habitur kur sheh kete Ftese te Kryeministrit te Ardhshem!

Zoteri: Shqiptaret ta dhane voten, 84 mandate i ke. Nese ofron gjera serioze, nese mbetetsh edhe ne ushtrimin e pushtetit i besueshem, edhe deputetet te tjere do sugjeroheshin te te ndihmonin, per reforma (kushtetuese) sa me te thella....

Por cfare tjeter kerkon nga shqiptaret ti?! Te aplikojne per rrogetare e nepunes te kauzes tende? Ende nuk e dine se cafre ke per te bere, ende s'ua ke thene se si, ende s'ka nje program te shpallur, ende ata s'e dine llojin e qeverise qe ke ndermend te ngresh...

Nese nuk ke per tu thene tjeter, si do mund te presesh aplikimet e tyre?

Kam frike se simptoma eshte ajo e tere enderrimtareve per te lene gjurme ne kete jete nepermjet pushtetit "ne emer te te gjitheve"! Ti e di tashme se kush predikonte pjesemarrje te tilla, masive, ti e di se si kane deshtuar sipermarrje te tilla fantazmagorike...

Po sikur te perfytyronim edhe ne: tere shqiptaret, on line, ne radhe a ne rresht, duke aplikuar ne adrese te Edi Rames...!!!

"Kush tha se paskan ikur Komisaret?!"

Edi Rama vazhdon te dhuroj

Edi Rama vazhdon te dhuroj premtime gjithnje e me te bukura!

Nuk eshte ende kryeminister dhe kjo e justifikon, por dikur duhet te kuptoj se i ka fituar zgjedhjet! Shqiptareve qe e votuan, u mjaftojne premtimet qe ai ua ka bere!

Me aplikimet On Line duket se Rama po u premton edhe atyre qe s'e kane votuar! Ka te miren e saj edhe kjo, por mund te

shihet edhe si fillim i pritshem ne zonen e prekjes se zhgenjimit...Qe dikur do vij, por jo kaq shpejt...

Bashkohem me ata qe mendojne se Rama ben mire te shfaqet ai qe eshte.

Ai duhet te tregoj Kujt fragmenti te se majtes i takon?

Sali Berisha u shtire per nje kohe te gjate. Ishte i Majte dhe shtirej si i Djathte.

Fjale... fjale!

Por Berisha e kishte me te lehte: ishte fillim i demokracise adoleshente, dhe sekretari i partise mashtroi ne emer te

shtresave te persekutuara, te ish pronareve etj, dhe pothuaj arriti jetegjatesine politike te Enverit...

Turp i Madh i tere superstruktures shqiptare...ne vecanti i shoqerise civile, turperim i "intelektualeve"

Edi Rama e ka veshtire: prej se djathtes se mundshme, Rama u largua ne fillim te Tranzicionit. U kthye ne Tiranen e te majteve dhe duket se do bej hair me ta.

Por Edi Rama duhet te qartesoj: Kujt detashmenti te Se Majtes i perket?!

Provat kerkohen prej tere spektrit politik dhe gjeo-strategjik: Ishte shaka, ajo me NATO-n?! Refuzimi i nacionalizmit

ishte thjesht atdhedashuri? Ja, Rudina e ftoi menjehere ne shqip, ambasadorin rus...dhe rusi tha: Shqiperia eshte ne interesin tone, pavarsisht enver hoxhes dhe hrushovit...! Di gje Rama per eksitencen e Katovices?!

Prova se nuk eshte mashtrim i radhes eshte qendrimi ndaj korrupsionit/hajduterimit te prones se shqiptareve. Nese askush nuk verifikohet hajdut perballe ligjit, dmth se vjedhja don vazhdoj, dhe shqiptaret serish do dalin si gjithnje: me kepuce te kuqe!

O Edi,jam nje rilindas edhe

O Edi,jam nje rilindas edhe une,per koken e plakes.Kam shume qejf te punoj me moton"Shqiperia ç'ka qene,ç'eshte e çdo te ...mbetet ),po s'pate vend per minister pranoj edhe drejtor burgu ose ambasador.Di gjuhen e bukur te arixhofkave dhe sapo kam marre diplomen e rakise tek instituti i dollibasheve.E pelqej shume ngjyren mavi,sidomos kur e kane te tjeret,se keshtu punesohen edhe spitalet.Ah,harrova,keshtu i bie qe edhe ti zyren do ta kesh ne Facebook,si Saliu.Me shaka e kam,se shakaja te embelson kur i ke xhepat te kripur.Mos na bej te enderrojme mor burre i dheut,ti hiq njehere keta qe jane,se ketu e deri ne shtator do na dalin te tere demokrate me LSI-ne.

zoti edi rama jam nje

zoti edi rama jam nje qytetare nga elbasani jetoi ne pallat 88/1 perpara pallatit ne dritare eshtepise time po bejne nje ndertese po ajo me zen driten dhe ka marreleje methte . kam bere kerkese dhe nuk mukan marre pergje kjo po ndertohet me nje firme te zotit aurel byllukbashit . kam vajtur ne bashki e elbasanit po eshte po enjejta gje nuk kam marrepergjigje . ju lutemi te nandimoni per kete ne jemi

nje pallat prej pese katesh.jufalemenderit per mirkuptimin

presim pergjigje naju zoti kryeminister

Add new comment