TI: Shqipëria, vendi më i korruptuar në Ballkan

Postuar në 09 Korrik, 2013 04:46

Organizata Transparency International, me seli në Berlin, publikon çdo vit indeksin e korrupsionit mbi bazën e anketimeve që ajo bën në të gjitha vendet e botës. Sot ajo ka publikuar rezultatet e radhës. Vlerësimi bëhet me nota, ose pikë, nga 1 deri në 5, dhe nota 1 është për vendet me korrupsion shumë të vogël, ndërsa nota 5 është për vendet me korrupsion shumë të lartë.

Vlerësimi bëhet për sektorë të veçantë, dhe Shqipëria, siç mund të pritej, vërtitet afër vlerësimit me notën 5 në shumicën e sektorëve. Drejtësia dhe shëndetësia shihen nga shqiptarët si sektorët më të korruptuar, dhe vlerësimi i TI-së është me notën 4,3. Vlerësime negative janë dhënë dhe për sistemin arsimor, partitë politike, policinë dhe shërbimin civil.

 

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.