“Sherr” për të marrë nën kontroll grupin editorial RCS, që financon gazetën il Corriere della Sera

E përditshmja italiane il Corriere della Sera financohet nga grupi editorial RCS, dhe është e kuotuar në bursë. Në këtë grup editorial bëjnë pjesë kompani të fuqishme të Italisë e të huaja, dhe fuqia e tyre brenda grupit varet nga sasia e aksioneve që zotërojnë. Ja një pasqyrë e gjendjes së sotme: Fiati ka 20,135%, Mediobanca (një bankë italiane investimesh) ka 15,14%, Diego Della Valle i kompanisë së prodhimit të këpucëve Tod’s ka 8,81%, Fonsai (shoqëri sigurimesh) ka 5,54%, multinacionalja ‘Pirelli’ ka 5,3%, banka Intesa Sanpaolo që operon dhe në Shqipëri ka 5,018%, kompania Real Estate ‘Italmobiliare’ ka 3,74%, kompania siderurgjike Sinpar Lucchini ka 1,27%, etj, etj.
Këto kohë ka lindur nevoja për të bërë një fuqizim financiar të grupit RCS, dhe dy aksionerë, Fiati dhe Tod’s-i, janë “në sherr” për t’i blerë këto aksione shtesë e për të fuqizuar praninë e tyre brenda këtij grupi. Por duket se Diego Della Valle, pronari i Tod’s-it, që është dhe President i klubit të futbollit Fiorentina, e ka humbur këtë ndeshje, pasi është Fiati që do të rrisë akoma përqindjen e aksioneve brenda grupit. Della Valle është duke ngritur zërin në mbrojtje të lirisë së informacionit, por nuk po gjen të tjerë që të jetojnë me të njëjtin shqetësim. Politikanët nuk kanë guxuar të futen në këtë debat mbi gazetën me moshë mbi 150 vjeçare, gazetën më të rëndësishme të historisë së Italisë.
Re.Pu.
Comments
Informohu mire Muco perpara
<p>Informohu mire Muco perpara se me i hy kesaj teme. Sherri nuk po behet mbi deshiren e tyre per te shtuar aksionet. Sherri lindi tek ceshtja e mbulimit te humbjeve te ketij viti, qe ishin rreth 500 milione euro. O te tere aksioneret e mbulojne humbjen sipas perqindjes qe kane si aksionere ose ata qe mbulojne humbjen (duke bere shtim kapitali) shtojne kuoten e tyre. Jo te tere kishin mundesi me e mbuluar humbjen. Pervecse ketij sherri Della Valle kerkon te prishet "il patto di sindacato" qe vendos rregullat e aksionerve te RCS. Me pak fjale nuk i intereson qe te kete kontroll mbi menyren se si behesh aksioner. 99% sepse i intereson te kete mundesi neser te shese lirshem ne treg kuotat e tija (te rritura ndoshta pas ketyre diteve nqs ka per te mbuluar me shume sec i takon humbjet). Dihet qe Berlusconi ka pasur te interes te bleje nje kuote te mire ne RCS. Cka i eshte ndaluar pikerisht nga "patto di sindacato" e RCS. Hera e fundit qe Berlusconi u perpoq te hynte ne valle ne RCS ishte nepermjet biznesmenit enigmatik roman Ricucci i cili arriti ne 2 gusht 2005 kuoten e aksionerit me te madh tek 20.9 %. Mendohej qe pas tij fshihej Berlusconi.</p><p>Vlen per t'u pare edhe njehere me kujdes kuota e humbjes: plot 500 milione euro ne nje vit. Cka i duhet shtuar kuota e vitit te kaluar, rreth 490 milione euro. 1 miliarde euro ne 2 vite. Kaq kushton sot te mbash nje grup editorial! </p>
Add new comment