Vijon debati në median ndërkombëtare: A duhej toleruar grushti i shtetit në Egjypt?

Një scholar turk, Galip Dalay ka shkruar një artikull për sitin huffpost.com, në të cilin fillimisht, edhe nga pozitat e qytetarit të një vendi që ka përjetuar katër grushte shteti, përshkruan atë që ndodhi në Egjypt: “Tanket dolën në rrugë, televizionet shtetërore u uzurpuan, mediave jo fort miqësore iu mbyll goja, presidenca u rrethua dhe Presidenti i parë i zgjedhur me votë në historinë e Egjyptit u vu në arrest shtëpie, kushtetuta u quajt e pavlefshme. Ky ish një coup d'état (grusht shteti).” Dhe aty për aty bën vëzhgimin: Por udhëheqësit e vendeve demokratike nuk e kanë quajtur këtë që ndodhi një grusht shteti. Brukseli, Ëashingtoni, kancelaritë perëndimore, analistët, kolumnistët, politologët, mediat, etj, etj, nuk gjetën arsye ta thërrisnin me emrin që meritonte këtë grusht shteti që ndodhi live, para syve tanë.
Pse? Sepse – në këtë përfundim ka arritur Galip Dalay – Morsi dhe partia e tij kanë qenë islamistë.
Shkrimi, në fakt, është interesant dhe ngre një numër çështjesh të tjera që kanë të bëjnë me raportin midis demokracisë, islamit, shekullarizmit, etj; ata që dinë anglisht mund ta ndjekin në linkun http://www.huffingtonpost.com/galip-dalay/yet-another-instance-of-i_b_3560959.html
Re.Pu.
Add new comment