Zef Brozi, thirrje demokratëve: Hiqjani fijet nga dora Berishës

Postuar në 09 Korrik, 2013 03:18

 

Ish kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi, ish dhjetorist dhe viktimë e hakmarrjes së Berishës president në fillim të viteve 90-të, u është bashkuar zërave që u bëjnë thirrje demokratëve të përfitojnë nga humbja elektorale, për ta rilindur partinë pa ndikimin e Berishës. “Rilindja e PD nuk mund të bëhet duke u drejtuar me prapaskena nga Sali Berisha, as duke u përlotur për “dorëheqjen” e ish sundimtarit të saj, as duke u përbetuar për besnikërinë ndaj tij dhe për vazhdimësinë në rrugën e tij. Demokratët duhet të çlirohen nga përulësia tepër e padenjë ndaj unit dhe mitit për Berishën. Partia demokratike është themeluar dhe duhet të rikthehet në parti të njerëzve të lirë.  Rilindja e PD nuk mund të bëhet duke “zgjedhur” me nxitim pasardhësin e emëruar nga Berisha, që do ishte thjeshtë maska e tij”, thotë Brozi në një shkrim të sotëm tek Shqiptarja.com, duke ftuar anëtarësinë t’i kushtojë vëmendje programit dhe zgjidhjeve që ofron Bardhyl Ukcamaj, një nga intelektualët e mirëshkolluar në SHBA dhe i respektuar edhe nga diaspora shqiptaro-amerikane.

 

Shkrimin e plotë e gjeni në linkun http://www.shqiptarja.com/analiza/2709/rilindje-fillim-i-ri-...

Re.Pu

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.