Shënim: Topalli e Rama në 1 tavolinë, a përbën vërtet lajm?

Mediat kanë nxituar të publikojnë fotot e Ramës dhe Topallit, të dy të pranishëm në iftarin e parë të shtruar nga Komuniteti Musliman Shqiptar me rastin e nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit. Në iftar kanë qenë të pranishëm edhe mjaft personalitete të ndryshme. Sa lajm përbën vërtet kjo foto? Fakti që dy njerëz ulen në një tavolinë bashkë me 10 të tjerë, a mjafton për të bërë lajm? Vërtet politika shqiptare është e polarizuar, po media po i trajton politikanët si armiq biologjikë, që presupozohet se nuk mund të tolerojnë as praninë fizike të njeri-tjetrit.
Për të mbushur lajmin, veç fotos të marrë në Facebook, mediat kanë publikuar edhe një koment në twitter të Ramës që nuk i shton asgjë lajmit: “Me Linden ne iftarin e shtruar nga Komuniteti Musliman. I uroj lehtesi cdo besimtari e mbaresi gjithe komunitetit.”
k.c.
Add new comment