Shënim: Vetëvendosje! Fole një fjalë kundër Enverit...

Postuar në 11 Korrik, 2013 02:57

Në shtypin e Prishtinës po artikulohet mbi “enverizmin” e Vetëvendosjes. Kjo, bazuar mbi metodologjinë e partisë (dolën dhe rastet e armiqve të partisë http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,13,116114) por dhe mbi ideologjinë e saj që dikush e përafron me ato komuniste. Teoritë konspirative shkuan deri atje sa të akuzohet Vetëvendosje se financon një nga sajtet për Enver Hoxhën (http://www.enver-hoxha.net/content/content_shqip/faqja_kryesore.htm). Sajti në vetvete është i papërditësuar, gjuha e shkrimit ka gabime ortografike që zakonisht i bëjnë kosovarët, dhe mbi të gjitha, në të bie në sy logoja e Vetëvendosje!s. Ky, absolutisht nuk është fakt që implikon financim. Por, meqë jetojmë në një rajon ku dyshimi më i vogël ngjall konspiracion, do të ishte një lehtësim për opinonin publik nëse Vetëvendosje! do të artikulohej qartë mbi këtë fakt, dhe sidomos mbi “enverizmin”. Nëse marksizmi josh ende me idetë, enverizmi nuk ka asgjë për të joshur përveçse brutalitetit pervers e çnjerëzor.

k.c.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

O koleto, mos u merr me gazeten express. Eshte I kohajone e PDK-se be Kosove. Per me shume, eshte gabim te thuash se kjo qenka "shtypi i Kosoves". Mos u bej naiv, eshte nje fishate kunder VV qe tenton te devijoje vemendjen e publikut nga miratimi I ligjit per amnesti.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.