Egjipti post-diktatorial midis etjes për pushtet, sheriatit dhe sekularizmit, në sytë e Fareed Zakarias

Postuar në 11 Korrik, 2013 06:39

Sipas tij, shumë prej medias perëndimore ka tentuar ta përshkruaj Egjiptin e ndarë më dysh mes sekularistëve dhe islamikëve, duke portretizuar presidentin e rrëzuar Mohamed Morsi si dikush që ndoqi një politikë radikale islame gjatë vitit të tij në krye të shtetit. Ka sigurisht një fije të vërtete në këtë këndvështrim, edhe pse duket se gjithçka është bërë për më shumë pushtet dhe jo për të vënë në jetë sheriatin.

A është kjo që po ndodh pasoja e diktaturës dhjetëra-vjeçare?

Ajo që ndodh në Egjipt është rezultat i një dinamike të pafat të prodhuar edhe prej dekadash të tëra diktaturë. Regjime autoritare prodhojnë si kundërpeshë një opozitë ekstreme. Ndërsa regjimi bëhej më shtypës opozita bëhej edhe më shumë fetare e radikale dhe ndonjëherë edhe e dhunshme. Shtetet arabe janë kapur në kurth mes regjimeve shtypëse dhe lëvizjeve politike pseudo demokratike, me pak shpresë se ndoshta nga përplasja e këtyre dy forcave do të lindë demokracia.

Në duart e kujt është Egjipti?

Në fakt ajo që mendon lidershipi në Uashington është e parëndësishme. Ajo që vlen janë liderat në Kairo. Morsi nuk është  Mandela, as, me shumë mundësi nuk do të jetë edhe pasuesi i tij. Ndoshta për shkak të kësaj diference Egjipti do të ketë një rrugë më të vështirë demokratizimi se ajo që pati Afrika e Jugut.

k.c.

i plotë, përkthyer në MAPO:

http://mapo.al/2013/07/05/mundesia-e-humbur-e-egjiptit-perse-deshtoi-mohamed-morsi/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.