Fushata elektorale në PD, Basha tenton kapital duke sulmuar Ramën, Olldashi LSI-në

Postuar në 11 Korrik, 2013 07:32

Basha sulmon PS-në, Olldashi LSI-në. Duket se në këto dy linja po e mbajnë fushatën e nxituar elektorale dy kandidatët për kreun e PD-së. Në këto dy linja, Basha e kap me Ramën personalisht, Olldashi me LSI-në si “çetë”.

Mediat citojnë deklaratat e Olldashit në Shkodër, që PD-ja e ‘tij’ do të jetë kundër aleancave jashtë natyrës politike të PD:

“Përmirësimi i parë që duhet të bëjmë është përcaktimi rigoroz i konturit politik. Kjo do të thotë që pasi u faktua që aleanca me një forcë politike të spektrit të majtë është e pasuksesshme dhe inproduktive, ne duhet të përcaktojmë njëherë e mirë që nuk mundet që Partia Demokratike të bëjë aleancë me parti të spektrit kundërshtar dhe as me individë që vijnë nga kampi kundërshtar. Parlamenti nuk mundet të krijojë shumica, në bazë të kleringut të deputetëve. Kjo nuk është më politikë, kjo është aritmetikë. Partia Demokratike është parti e qendrës së djathtë dhe bën koalicione brenda këtij formacioni politik.”

Ndërsa Basha në Kuçovë citohet të ketë sulmuar Ramën personalisht:

“Demokratët e kanë kuptuar shumë mirë, tani kuptoje edhe ti shumë mirë, se për çdo person mbi të cilin do të godasë abuzivizmi yt, për të cilin je i famshëm në Tiranë do të japësh llogari ligjore, financiare dhe politike para opinionit publik. Çdo orë e çdo minutë, demokratët do i kesh mbi kokë, për 300 mijë vende pune që ke premtuar për heqjen e taksës së biznesit të vogël., për shëndetësinë falas për çdo qytetar dhe të gjithë premtimet e tua piramidale që e dinë që sot se s’ke ndërmend t’i mbash... Ne nuk do të jemi vetëm Partia Demokratike në opozitë por Partia Demokratike në qendër të një fronti të gjerë opozitar, në fakt në qendër të mazhorancës morale të shqiptarëve”

k.c.

Comments

Submitted by Ernesto Cohelio (not verified) on

Une personalisht preferoja Bashen perpara se te niste fushata. Sot preferoj Olladashin , per dy arsye.

1) Ilir Meta nuk duhet te jete gjithmone ne pushtet ( Miqesia e tij me bashen )

2) Mendoj se personat qe aderojne dhe aplikohen per nje parti duhet te jene te vlersuar. Vota e drejtperdrejte eshte zgjidhje per kete. Riorganizimi i partive ne kete drejtim eshte shume i rendesishem. Basha mbeshtet fushaten vetem mbi demokratet e administrates, Oldashi per te gjithe opozitaret

Submitted by ILIRET (not verified) on

Po mor, Lulash, po! I pushtuat institucionet, si hitleri europen dhe tani doni ti mbani te pushtuara. Edi Rama, prandaj u votua nga nje milion shqiptare. Sepse premtoi qe, do ta cliroje administraten nga pushtimi hitleriano-berishist.

Dhe mos harro se po vazhdoni me te njejten taktike me te cilat i humbet zgjedhjet. Duke sulmuar Edi Ramen do te vazhdoni, apo do te tregoni cfare do te beni ju. Tregoji demokratve c'do te besh per te rimekembur PD, jo te flasesh per luften qe do te besh ndaj gabimeve imagjinare te qeverise te re. Dhe nje dicka tjeter. Kur sulmoni Edi Ramen, ju kujtoni se luften e keni vetem me nje person. Prapa tij mos harroni se jane qindra mijra, te cilat i prekin deklaratat tuaja. Keshtu ju ndodhi edhe ne fushate. Bile Berisha ka ndihmuar ne mobilizimin e popullit opozitar kunder tij, me shume se edhe vete Edi Rama. Pse ? Sepse duke share Ramen ai nervozonte shume edhe ata qe ishin indeferente ne zgjedhje te cilet u mobilizuan dhe i dhane goditjen vdekjeprurese....

Submitted by Alban (not verified) on

Shum foto domethenese. Sidomos pozicioni qe ka marr Pollua. . .

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.