Gary Q. Kokalari mbi dyshimet se Ambasadori i ri amerikan është emëruar nga ndërhyrja e Podesta/Patton Boggs

Gary Q. Kokalari, themelues i “Shqiptarëve për një Shqipëri Demokratike”, një grup avokatie i formuar për të promovuar institucionet demokratike në Shqipëri, ka dhënë një intervistë të gjatë për Dita-n e sotme. Në to ai flet për shumë tema, por më e rëndësishmja është ajo e zëvendësuesit të Arvizu-së, që dyshohet se mund të jetë i “porositur” nga lobistët e Berishës.
Për humbjen e Berishës:
“Para së gjithash, unë mendoj se të gjithë shqiptarët kujtuan premtimet që ai bëri, gjatë fushatës për të rimarrë pushtetin në vitin 2005. Dhe tani ata e dinë se çdo gjë që ai tha, përfundoi në një gënjeshtër të madhe.”
Për lobimin, Kokalari mendon se ai nuk arriti të angazhojë dot figura të larta, me përjashtim të Rumsfeld, figurë aspak e dashur në ShBA:
“...medalja e Nishanit dhënë Rumsfeld-it ka të njëjtën vlerë si medaljet që u vareshin në gjoks Idi Amin-it dhe Muamar Gadafit.”
Për garën në PD:
“Në qoftë se PD-ja është me të vërtetë duke nisur një fillim të ri, atëherë unë mendoj se përveç përzënies së Berishës, ata duhet të heqin qafe edhe nga ata që aspirojnë të bëhen shejtanë, si Basha dhe Olldashi.”
Këshilla e tij për Ramën:
“Nëse Rama do të bëjë me Berishën atë që ka bërë Berisha me Nanon, (mbulim nga Berisha i të gjitha parregullsive që Fatos Nano bëri nën qilim) atëherë kjo fantazmë do ta ndjekë nga pas atë. Dhe në qoftë se Rama heton Berishën dhe miqtë e tij, ai nuk duhet ta bëjë këtë për hakmarrje. (...) Deri më tani, shqiptarët kanë patur një mesazh shumë të keq që u është dërguar atyre: krimi blen drejtësinë me para. Kjo duhet të ndalet.”
Zëvendësuesi i Arvizusë i “porositur” nga Podesta/Patton Boggs:
Jam i shqetësuar disi në lidhje me historitë që u shpërfaqën në lidhje me zëvendësimin e ambasadorit Arvizu nga Donald Lu. Nëse thashethemet janë të vërteta dhe ai është emëruar si ambasador, ai do të jetë e nevojshme t’u përgjigjet pyetjeve në lidhje me mënyrën se si është bërë emërimi i tij dhe sa, nëse ka patur ndonjë ndikim Podesta dhe/ose Patton Boggs në këtë ekuacion. (..) Unë tashmë kam ndërmarrë hapa për të kërkuar që ai të merret në pyetje në lidhje me këto çështje nga Komiteti për Marrëdhënie me Jashtë në Senat, nëse ai është emëruar me të vërtetë për të zëvendësuar Ambasadorin Arvizu.”
k.c.
e plotë:
Comments
"Nese ai eshte emeruar

"Nese ai eshte emeruar vertete.." + "une kam marre masa qe ai te merret ne pyetje ...ne Senat" O (deleted) delirant...po pse mer (deleted) cfare i kujton ti shqiptaret debila? Te gjithe e dine qe (a) presidenti emeron ambasadorin (b) cdo ambasador kalon ne procesin e konfirmimit ne Senat (c) dikush do ta zevendesonte Arvizun pas kater vjetesh (d) ai nuk po zevendesohet me nji njeri nga rruga por me nje diplomat karriere. Ti je nje njeri qe vetem vetja jote, prej nji "eksperti kontabel" te rendomte, te pelqen dhe mesaduket kur del para pasqyre shef gjithmone Skenderbeun. Ti akoma nuk e kupton se pervec shtypit ultra majtist, qe te nxjerr kur ska lajme cte nxjerrin, asnji nuk ta var!!!

Ti po ja var ! po komenton

Ti po ja var ! po komenton poshte intervistes se tije..

Une asnjehere nuk kam patur

Une asnjehere nuk kam patur dyshim qe Arvizu u vendos me lobbing ne favor te berishes. Per te shkuar ne gjyq mbase duhen dokumente, por logjikish secili nga ne mund te arrije ne perfundime logjike. Ja disa argumente:

1. berisha beri lufte te forte me Withers (per menyren e berishes qe kerkon te korruptoje te gjithe, pritej qe te kishte marre masa per ambasadorin zevendesues):

2. fakti i Lobingut dhe pagesave te medha ne Amerike nga fondi jone. Ne nuk kishim nevoje per lobbing si shtet ne SHBA, Berisha po;

3. dalja hapur ne mbrojtje i Berishes per 21 Janarin (une e kam degjuar direkt ne studio kur tha qe vrasje e tille eshte bere ne Amerike ne 74, dhe ishte plotesisht e justifikueshme!!!!!!)-edhe per zogjte dhe per arinjte polar nuk do guxonte njeri te bente gjueti online dhe mbrojtje online!!!! Per vrasje me makine edhe pa dashje te drerit ne Angli futesh ne burg!!!

4. Berisha eshte Burr shteti, tha atehere sapo Berisha kishte vrare njerez.....

5. berisha ndryshoi komplet tonet me Arvizu, gjithashtu gjith gazetaret e oborrit

6. arvizu shkoi qellimisht ne USA kur beri vizite Berisha dhe i udhehiqte te gjitha vizitat ne shtetin atje se ndryshe mund te mos i hapeshin dyert..etj etj

etj. etj.

Piken e dyshimt nuk e kam pasur. gary ben mire te gjeje fakte te shkruara per ata qe i dine faktet por kur nuk ka kush tjua tregoje te zeze mbi te bardhe nuk e pranojne.

Emilio

DEMOKRACI NE SHQIPERI DO TE

DEMOKRACI NE SHQIPERI DO TE THOTE:PAKICA SUNDON SHUMICEN>PER KETE KANE ARDHUR E DO TE VIJNE EDHE TE HUAJT, tE NDIHMOJNE TE MOS NDYSHOJE KJO FORMULE

Add new comment