Francezët imitojnë turqit: bëjnë protesta të heshtura; por kundër martesave mes homoseksualëve

Postuar në 11 Korrik, 2013 11:24

Franca është vendi, ku liritë civile respektohen nga të gjithë. Por ligjin mbi martesat e njerëzve me seks të njëjtë, që sapo është miratuar, nuk e kanë kapërdirë të gjithë. Dhe një pjesë syresh edhe protestojnë. Kanë zgjedhur një mënyrë jo të bujshme për të protestuar. E kanë huazuar nga protestat turke kundër Erdoganit. Bëhen grup, por mbajnë një lloj distance nga sho-shoqi që t’mos u thonë se kanë organizuar ndonjë gjë të paligjshme, dhe ashtu, secili i ndarë nga tjetri, rrinë për orë të tëra pa lëvizur. Preferojnë natën për ta bërë këtë. Dhe kanë parapëlqyer sheshin ‘Vandome’, jo ngaqë aty është vendi i boutique-ëve dhe argjendarive, por ngaqë kështu kanë ngjitur ministrinë e drejtësisë, kundër së cilës e bëjnë protestën.

Një studente, me emrin Antoinette, kish marrë me vete ujë me bollëk, krem solar për të lyer llërët e krahëve e këmbët në piskun e vapës, dhe librin «Lucien Leuwen» të Stendhal-it (i përkthyer prej kohësh dhe në shqip: Lusien Lëven). Dhe i thotë gazetarit të së përditshmes italiane il Corriere della Sera, Alberto Mattioli-t, që me sa duket e sheh këtë punë njësoj me këtë studente: Jam kundër ligjit e dua që ta marrin vesh të gjithë këtë gjë.

Dhe e saktëson idenë e vet: “Ne e kemi njohur bashkëjetesën mes gay-ve, dhe kemi bërë shumë mirë. Por martesa shërben për të ngritur një familje. Dy homoseksualë, dihet kjo, fëmijë nuk mund të bëjnë.

Gazetarit italian i kanë mbetur në mendje dy të rinj, të cilët ecnin në protestën e para ca javëve me një banderolë, ku shkruhej: «Hej, Justinian, Monteskje, Portalis... ju lërkojmë ndjesë». Kush është Portalis? Është juristi që shkroi Kodin Civil të Napoleonit.

 

Re.Pu.

Comments

Submitted by ervin (not verified) on

<p>keto lloj protestash mund te sherbejne si &quot;development center&quot; on line per Muc Nanon qe heren e fundit protestoi me veze dhe domate para ministrise se ekonomise kundra ish-titullarit qe sot do ta shijoje fergesen si kryetar i ardhshem parlamenti.&nbsp;</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Jo more jo?! Francezet evropiane te kultuaruar imtojne turqit me callma dhe te prapembetur?!! ka per te bere vetevrasje Pavel Gjermoni tani :D :D o pavel sa pall qe je o i shkrete</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.