Berisha thotë se nuk kishte asnjë zgjidhje tjetër veçse të jepte dorëheqjen

Për herë të parë nga konferenca kur kryeministri në detyrë, Sali Berisha, pranoi humbjen dhe deklaroi dorëheqjen nga të gjitha funksionet në Partinë Demokratike, ai i është rikthyer edhe njëherë vendimit të tij. Në një postim në Facebook, Berisha ka theksuar se ky sqarim është për ata miq që i kanë dërguar mesazhe. “Miqtë e mi! Unë dhashë dorëheqjen, jo nga emocione as dhe nxitimi, por sepse nuk mund të merrja vendim tjetër. Kam qenë dhe jam thellësisht i bindur se ky ishte vendimi më i mirë për vendin tim por edhe për PD, për mua dhe për ju, për çdo demokrat”, shkruan ai. Berisha ka shtuar se vendimi që shpalli më datë 26 qershor ishte marrë si një betim nga ai në verën e vitit ‘91. Në fund, ai e mbyll postimin me ca fjalë kushtuar mazhorancës së re: “Por ne do qendrojmë së bashku në një betejë jetike për të mos lejuar shndërrimin e Shqipërisë në protektorat droge dhe krimi të pushtetarëve të rinj dhe ndëshkuar kështu rëndë çdo femijë, të ri, të moshuar, burrë, grua të këtij vendi”.
Postimin e plotë mund ta lexoni këtu http://gazetadita.al/doreheqja-berisha-nuk-kisha-zgjidhje-me-te-mire/
Re.Pu
Add new comment