Zullumet e qeverisë, Beqja: Nuk ka amnisti si në vitin 1997

I pyetur nga gazeta “Panorama” nëse do të ketë aministi si në vitin 1997 për ata që abuzuan me shtetin, kreu i grupit të punës që negocion me LSI-në për një program qeverisës të unifikuar, Ilir Beqja është përgjigjur kështu: “Shqiptarët e dinë se çfarë ka ndodhur në vitin 1997, e dinë se cilët janë përgjegjësit, e dinë se si u fshehën pas amnistisë së asaj kohe për t’iu shmangur përgjegjësive për të këqijat që i bënë vendit. Në gjykimin tonë, në administrimin fiskal po vazhdojnë të bëjnë zullume të mëdha këto kohë. Besoj se është shumë e thjeshtë dhe e qartë ajo që kam thënë dje. Pra që nuk do të ketë amnisti, siç patëm në vitin 1997”. Në intervistën për gazetën, ai ka konfirmuar se shëndetësia falas do të arrihet brenda mandatit të parë dhe se duhet një mënyrë e re e menaxhimit të institucioneve shëndetësore. Ai ka përsëritur se me LSI-në është rënë dakord për përjashtimin e korporatave nga taksimi progresiv.
Intervista e plotë http://www.panorama.com.al/2013/07/13/beqja-shendetesia-falas-do-arrihet-brenda-katervjecarit/
Re.Pu
Comments
Keshtu tha dhe Ilir Meta, nuk
<p>Keshtu tha dhe Ilir Meta, nuk ka amnisti per hajdutet. </p>
Add new comment