Tare: Projekte interesante profesionistësh, jo qebaptore në monumentet e kulturës

Socialistët, ashtu siç kanë premtuar, duket se po e marrin seriozisht çështjen e administrimit dhe rivitalizimit të vlerave. Deputeti i PS-së, Auron Tare, në një intervistë për Shqiptarja.com ka treguar se si do të bëhet një menaxhim me një mënyrë krejt të re, që ka në bazë largimin nga projektet klienteliste. Rivitalizim për ne nënkupton një manaxhim me standarde europiane ku monumenti është parësori dhe jo qebaptorja e radhës ndërtuar në mënyrë klienteliste. Njerëzit e sistemit të Trashëgimisë që kanë firmosur për qebaptore në Monumentet e Kulturës sigurisht nuk mund të jenë pjesë e një Modeli të Ri që ne do të sjellim për publikun. Kemi një sërë projektesh shumë interesante të cilat mendojmë se do ta rrisin shumë cilësinë e turizmit kulturor”. Sipas tij, trashëgimia kombëtare do të menaxhohet nga një institucion i posaçëm, i cili do të përbëhet nga specialistë të fushës dhe jo militantë që shpërblehen me një vend pune.
“Një veçanti e programit tonë të Trashëgimisë do të jetë përfshirja sa më e madhe e komuniteteve pranë zonave historike dhe kulturore, pasi mosangazhimi i komunitetit ka bërë që këto komunitete të jenë indiferentë për fatin e tyre. Sezonin që vjen, publiku do të jetë dëshmitar i ndryshimeve rrënjësore si në fushën e Turizmit Kulturor si në Manaxhimin e Trashëgimisë Kombëtare”, ka thënë ai.
Zh.
Add new comment